Politike

Balla paralajmëron shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit, Hajdari: Fajin e keni ju!

2 Shtator 2019, 17:35 Nga DOSJA
Balla paralajmëron shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit,

TIRANË– Lajmi për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit ka nxitur debat mes kreut të grupit të PS-së, Taulant Ballës dhe deputetes së PD-së, Rudina Hajdarit.

“Rasti i Shkodrës na bën të jemi të vetëdijshëm se kuadri i plotë nuk është ende i plotë. Zoti Rama nën cilësinë e deputetit do të depozitojë amandamente për shtrëngime në verifikimin e figurave. Mirëpresim çdo propozim për të pasuruar këtë nisëm për forcimin e rrjetës në kapjen e personave me të shkuar problematike,”-tha Balla.

Pas fjalës së Ballës, Rudina Hajdari tha se fajin nuk e kishte ligji, por PS-ja, e cila kishte futur në politikë njerëz me të shkuar të dyshimtë.

Duhet të ndryshojmë bashkëkryetarin që komisioni të ketë kredibilitetin e duhur. Nëse do të flisni për shkaqet e sistemit duhet të shikoni se çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri. Pse mendoni se e ka fajin ligji, që duhet të bëhet më i fortë, por jo ju, që e zgjodhët. Jeni ju ata që i sillni ata njerëz këtu në parlament. Nëse kreu i PS-së, PD-së, apo LSI-së do të vijojnë që të kenë dorë në partitë e tyre, ju do të vijoni që të sillni njerëz të tillë” tha ajo.

Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet plenare ditën e sotme. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji per dekriminalizimin rudina hajdari seanca plenare 2 shtator 2019 taulant balla ligji per dekriminalizimin rudina hajdari seanca plenare 2 shtator 2019 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2019, 17:14

TIRANË– Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi...