Politike

“Pjetrini”, Hajdari e nis sesionin parlamentar me gafa, harron mbiemrin e Valdrinit (VD)

2 Shtator 2019, 17:19 Nga DOSJA
“Pjetrini”, Hajdari e nis sesionin parlamentar me gafa, harron

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Teksa fliste në lidhje me rastin e kandidatit të PS-së për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, Hajdari bëri një tjetër gafë.

Deputetja ngatërroi mbiemrin e Valdrinit, dhe e quajati Pjetrin.

“Kujtojmë rastin e Pjetrinit. Nëse ju i kosideroni një fitore të madhe dhe triumf zgjehdjet e 30-qershorit, nuk di se çfarë të them për kandidatët që zgjidhni. Një prej tyre ishte dhe Pjetrini,”– tha ndër të tjera Hajdari.

Kujtojmë që edhe sesionin e kaluar parlamentar, Hajdari është bërë kryefjala e gafave. Sipas vetë deputetes këto gafa ndodhin pasi ka vështirësi në të folurën e gjuhës shqipe.

Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet plenare ditën e sotme. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafa e rudina hajdarit rudina hajdari seanca plenare 2 shtator 2019 valdrin pjetri gafa e rudina hajdarit rudina hajdari seanca plenare 2 shtator 2019 valdrin pjetri

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2019, 17:14

TIRANË– Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi...