Politike

‘E bënë perandor’, Rudina Hajdari nuk ‘kursehet’: Kam bindje të plotë, Rama është i mbrojtur nga Basha e Kryemadhi

2 Shtator 2019, 16:47 Nga DOSJA
‘E bënë perandor’, Rudina Hajdari nuk

TIRANË– Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit.

Në fjalën e saj, Hajdari tha se ishin dyshja Basha-Kryemadhi ata që i dhanë, ata që i dhanë pushtet Ramës.

Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që ta bënin Ramën perandor. Ata kërkuan që Rama të instalonte diktaturën në vend. Unë kam bindjen e plotë se Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Ata nuk e duan zhvillimin e këtij vendi,”-tha Hajdari.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit: 

Jemi një kryeministër që ka sjellë regresin e Shqipërisë. Nuk ka dyshim që qeveria nuk ka vullnet dhe dëshirë që të dënojë askënd që akuzohet për korupsion. Dosjet 339 dhe 184 shumë shpejt do mbyllen. Nuk ka dyshim që skema e fundit e PPP, kanë fundosur buxhetin e shtetit dhe janë ndërt më të rrezikshmet për vendin. Shqipëria nuk ka pasur asnjë imvestim të huaj direkt. Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë. Nuk ka asnjë dyshim që bandat kanë zabtuar vendin dhe kanë pushtet mbi pushtetin. Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që ta bënin Ramën perandor. Ata kërkuan që Rama të instalonte diktaturën në vend. Opozita duhet të qëndrojë në parlament. Është e vetmja rrugë e drejtë. Duhet të mbështesim reformën në drejtësi. Po zvarritet nga PS dhe po atakohet nga partitë jkashtë parlamentit. Ky parlament dhe kjo opozitë që do të çojë para reformën zgjedhore. Pavarësisht marrëveshjes së fundit për abandonimin e parlamentit. Ne s’do kemi kurrë një qeverisje të mirë nëse nuk ka një qeverisje autokratike. Unë kam bindjen e plotë se Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Ata nuk e duan zhvillimin e këtij vendi.”

Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet plenare ditën e sotme. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha monika kryemadhi rudina hajdari seanca plenare 2 shtator 2019 edi rama lulzim basha monika kryemadhi rudina hajdari seanca plenare 2 shtator 2019

Sondazh

Poll