Politike

’75-vjetori i Çlirimit’/ Ruçi vlerëson LANÇ, Alimadhi: Të rishikojmë historinë, akoma armiq do mbetemi ne? (VD)

2 Shtator 2019, 16:32 Nga DOSJA
’75-vjetori i Çlirimit’/ Ruçi vlerëson

TIRANË– Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit ftesës së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të marrë pjesë në ceremoninë e “5 majit”.

Alimadhi propozoi rishikimin e historisë, pasi sipas tij Balli Kombëtar nuk mund të cilësohen akoma si armiq.

“A e kuptoni që kjo Shqipëri kullon gjak shqiptarësh? Ça bëhet kështu more? Ruçi na fton të shkojmë tek baballarët e tyre. Më tha një anëtar të shkoj në aktivitetin e 5 majit thashë po si mund të vij unë atje kur mua ata më vranë gjyshin. Unë jam kryetari i Ballit Kombëtar. Shkoj në kafe dhe më thonë ça kryetari është ky, kryetari i pulave? Ne jemi vrarë dhe pushkatuar, burgosur, internuar, përbuzur. Po iu kërkoj një nder; a ka mundësi të marrim një nisëm për historinë, a do t’i japim dorën njëri-tjetrit? Kush u vra për Kosovën dhe trevat shqiptare? Pa Kosovën dhe Çamërinë nuk ka Shqipëri ka thënë Balli Shqiptar. Po po do ta hamë edhe një pulë, talluni ju. Largohuni, zhvishuni pak. Akoma armiq do të mbetemi ne? Shfrytëzoj rastin që të nisin projektligje që të jenë në dobi të shoqërisë shqiptare. Ju keni vjedhur votat, ia keni marrë Ballit Kombëtare dhe PR-së,”-tha Alimadhi në fjalën e tij.

Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet plenare ditën e sotme. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 75-vjetori i clirimit adriatik alimadhi gramoz ruci seanca plenare 2 shtator 2019 75-vjetori i clirimit adriatik alimadhi gramoz ruci seanca plenare 2 shtator 2019

Sondazh

Poll