Politike

‘Kuvendi’/ Balla: Rama propozon shtëngime për dekriminalizimin! Hajdari: Fajin e keni ju, jo ligji!

Nis Kuvendi. Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.
Featured image of article: ‘Kuvendi’/ Balla: Rama propozon shtëngime për dekriminalizimin! Hajdari: Fajin e keni ju, jo ligji! Pamje nga seanca e sotme plenare
Përditësuar:

TIRANË– Ditën e sotme ka rinisur sesioni i ri parlamentar. I pari që mori fjalën ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se Kuvendi ishte legjitim dhe funksional.

Më tej në fjalën e tij, Ruçi shpalli edhe objektivat për sesionin e ri parlamentar duke i vënë theksit thirrjes së maxhorancës për opozitën lidhur me reformën zgjedhore.

Në fund, Ruçi tha se ky sesion përkonte edhe me 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, deklaratë e cila u replikuar nga kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi. Ky i fundit kërkoi rishikim të historisë.

Më pas një fjalim ka mbajtur edhe deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila fajësoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin për djegien e mandatave. Gjithashtu Hajdari paralajmëroi takime me qytetarët për rifuqizimin e të djathtës.

Në fjalën e tij, numri dy i PS-së, Taulant Balla dha lajmin se kryeministri Edi Rama do të propozonte amandamente për shtrëngime lidhur me dekriminalizimin.

Fjalimi i Ballës, u replikua nga deputetja Hajdari, e cila tha se fajin nuk e ka ligji, por PS-ja që sjell njerëz të tillë, referuar rastit të Valdrin Pjetrit. Gjithashtu ajo kërkoi largimin e Damian Gjiknurit nga bashkëdrejtimi i komisionit të reformës zgjedhore.

Teksa sot deputetët nuk kishin shumë punë gjatë seancës, kjo gjë nuk do ndodh në ditët në vijim. Gjatë kohës që ata kanë qenë pushim të shumta kanë qenë ngjarjet që kanë ndodhur. Përveç nismave ligjore që kanë mbetur pezull nga sesioni i kaluar, Presidenti i Republikës ka kthyer dhe disa ligje të tjera për rishqyrtim.

Meta gjatë muajtit gusht ka kthyer në Kuvend disa nisma ligjore, siç janë dhe koncensionet për rrguën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Po ashtu një punë e gjatë i pret deputetët për hetimin që kanë nisur për Presidentin dhe rrugën drejt shkarkimit të tij.

(k.m/ Dosja.al)

  • 20:29

    I ngrysur dhe me duart në kokë, pëshpëritjet e Ramës me Braçen në Kuvend, pse u vonua zv/kryeministri (FOTO)

    Kryeministri Edi Rama është shfaqur i ngrysur në fytyrë dhe tejet i menduar gjatë seancës së sotme pleanre.

    Por kreut të qeverisë i është rikthyer buzëqeshja mënjëherë pasi në Kuvend ka ardhur edhe zëvëndësi i tij, Erion Braçe.

    Teksa kryeparlamentari Gramoz Ruçi fliste, si Rama ashtu edhe Braçe kanë nisur pëshpërimat mes tyre.

  • 20:05

    Balla paralajmëron shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit, Hajdari: Fajin e keni ju!

    Lajmi për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit ka nxitur debat mes kreut të grupit të PS-së, Taulant Ballës dhe deputetes së PD-së, Rudina Hajdarit.

    “Rasti i Shkodrës na bën të jemi të vetëdijshëm se kuadri i plotë nuk është ende i plotë. Zoti Rama nën cilësinë e deputetit do të depozitojë amandamente për shtrëngime në verifikimin e figurave. Mirëpresim çdo propozim për të pasuruar këtë nisëm për forcimin e rrjetës në kapjen e personave me të shkuar problematike,”-tha Balla.

    Pas fjalës së Ballës, Rudina Hajdari tha se fajin nuk e kishte ligji, por PS-ja, e cila kishte futur në politikë njerëz me të shkuar të dyshimtë.

    “Duhet të ndryshojmë bashkëkryetarin që komisioni të ketë kredibilitetin e duhur. Nëse do të flisni për shkaqet e sistemit duhet të shikoni se çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri. Pse mendoni se e ka fajin ligji, që duhet të bëhet më i fortë, por jo ju, që e zgjodhët. Jeni ju ata që i sillni ata njerëz këtu në parlament. Nëse kreu i PS-së, PD-së, apo LSI-së do të vijojnë që të kenë dorë në partitë e tyre, ju do të vijoni që të sillni njerëz të tillë” tha ajo.

  • 19:57

    “Do përçajmë Shqipërinë”, nuk kanë fund ‘perlat’ e Hajdarit, gafa e radhës në Kuvend (VD)


    Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një tjetër gafë në seancën e parë të sesionit të ri Parlamentar. Teksa fliste për reformat e ndërmarra nga grupi i saj i demokratëve, deputetja tha se do të vijojë të përçahet Shqipëria.

    Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do të vijojmë që grupi demokrat të vizitojë të gjithë Shqipërinë dhe të vizitojë çdo fshat ku do të prezantojë platformën dhe të tregojmë alternativnë e mirë për një Shqipëri më të mirë,”- tha ndër të tjera Hajdari.

    Por kjo nuk ishte gafa e vetme. Gjithashtu Hajdari harroi mbiemrin e Valdrin Pjetrit dhe  e quajti ‘Pjetrini’.

  • 19:36

    Rasti i Pjetrit, Balla jep lajmin: Rama gati për ndryshimin e dekriminalizimit

    Kryeministri Edi Rama do të depozitojë një amendament në Kuvendin e Shqipërisë për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit.

    Lajmi u bë i ditur nga numri dy i PS-së, Taulant Balla, i cili u shpreh se propozimi i Ramës vinte me statusin e deputetit.

    “Rasti i Shkodrës na bën të jemi të vetëdijshëm se kuadri i plotë nuk është ende i plotë. Zoti Rama nën cilësinë e deputetit do të depozitojë  amandamente për shtrëngime në verifikimin e figurave. Mirëpresim çdo propozim për të pasuruar këtë nisëm për forcimin e rrjetës në kapjen e personave me të shkuar problematike,”-tha ndër të tjera Balla.

  • 19:36

    '75-vjetori i Çlirimit'/ Ruçi vlerëson LANÇ, Alimadhi: Të rishikojmë historinë, akoma armiq do mbetemi ne? (VD)

    Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit ftesës së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të marrë pjesë në ceremoninë e “5 majit”.

    Alimadhi propozoi rishikimin e historisë, pasi sipas tij Balli Kombëtar nuk mund të cilësohen akoma si armiq.

    “A e kuptoni që kjo Shqipëri kullon gjak shqiptarësh? Ça bëhet kështu more? Ruçi na fton të shkojmë tek baballarët e tyre. Më tha një anëtar të shkoj në aktivitetin e 5 majit thashë po si mund të vij unë atje kur mua ata më vranë gjyshin. Unë jam kryetari i Ballit Kombëtar. Shkoj në kafe dhe më thonë ça kryetari është ky, kryetari i pulave? Ne jemi vrarë dhe pushkatuar, burgosur, internuar, përbuzur. Po iu kërkoj një nder; a ka mundësi të marrim një nisëm për historinë, a do t’i japim dorën njëri-tjetrit? Kush u vra për Kosovën dhe trevat shqiptare? Pa Kosovën dhe Çamërinë nuk ka Shqipëri ka thënë Balli Shqiptar. Po po do ta hamë edhe një pulë, talluni ju. Largohuni, zhvishuni pak. Akoma armiq do të mbetemi ne? Shfrytëzoj rastin që të nisin projektligje që të jenë në dobi të shoqërisë shqiptare. Ju keni vjedhur votat, ia keni marrë Ballit Kombëtare dhe PR-së,”-tha Alimadhi në fjalën e tij.

  • 19:36

    Xhaçkës i hapin derën, Ahmetaj i qeshur vesh më vesh/ Si zbritën ministrat nga makinat luksoze

    Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi dhe të buzëqeshur, ata kanë dhënë paradën e tyre të përjavshme.

    Ajo që bie në sy është fakti që ministres së mbrojtjes Olta Xhaçkës ia hap derën shoferi, duke qenë se është në muajin e fundit të shtatzënisë. E veshur me një bluzë të gjerë me topa, Xhaçka ka zbritur nga dera e pasme e makinës së saj, mjaft e rehatshme le të themi.

    Ministrja Etilda Gjonaj dhe shumë të tjerë kanë mbërritur gjithashtu me makinat e tyre.

    Ndërsa deputetët futen në këmbë në derën e Kuvendit. Nuk mund të mos bjerë në sy, buzëqeshja vesh më vesh e Arben Ahmetajt.

  • 19:36

    “Pjetrini”, Hajdari e nis sesionin parlamentar me gafa, harron mbiemrin e Valdrinit (VD)

    Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Teksa fliste në lidhje me rastin e kandidatit të PS-së për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, Hajdari bëri një tjetër gafë.

    Deputetja ngatërroi mbiemrin e Valdrinit, dhe e quajati Pjetrin.

    “Kujtojmë rastin e Pjetrinit. Nëse ju i kosideroni një fitore të madhe dhe triumf zgjehdjet e 30-qershorit, nuk di se çfarë të them për kandidatët që zgjidhni. Një prej tyre ishte dhe Pjetrini,”– tha ndër të tjera Hajdari.

    Kujtojmë që edhe sesionin e kaluar parlamentar, Hajdari është bërë kryefjala e gafave. Sipas vetë deputetes këto gafa ndodhin pasi ka vështirësi në të folurën e gjuhës shqipe.

  • 18:56

    Rudina Hajdari: Qytet në qytet për ringritjen e së djathtës shqiptare

    Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka njoftuar takime qytet më qytet për të ringritur ndikimin e të djathtës.

    “Përballë kësaj qeverie, unë dhe grupi demokrat dhe kushdo tjetër për ringritjen e së djathtës shqiptare është i mirëpritur për të shkuar në qytet në qytet dhe fshat në fshat për t’i dhënë cdo qytetari një zë për të vendosur demokracinë në vend” tha ajo.

  • 18:56

    ‘E bënë perandor’, Rudina Hajdari nuk ‘kursehet’: Rama është i mbrojtur nga Basha e Kryemadhi

    Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit.

    Në fjalën e saj, Hajdari tha se ishin dyshja Basha-Kryemadhi ata që i dhanë, ata që i dhanë pushtet Ramës.

    Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që ta bënin Ramën perandor. Ata kërkuan që Rama të instalonte diktaturën në vend. Unë kam bindjen e plotë se Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Ata nuk e duan zhvillimin e këtij vendi,”-tha Hajdari.

    Pjesë nga fjala e Kryemadhit: 

    “Jemi një kryeministër që ka sjellë regresin e Shqipërisë. Nuk ka dyshim që qeveria nuk ka vullnet dhe dëshirë që të dënojë askënd që akuzohet për korupsion. Dosjet 339 dhe 184 shumë shpejt do mbyllen. Nuk ka dyshim që skema e fundit e PPP, kanë fundosur buxhetin e shtetit dhe janë ndërt më të rrezikshmet për vendin. Shqipëria nuk ka pasur asnjë imvestim të huaj direkt. Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë. Nuk ka asnjë dyshim që bandat kanë zabtuar vendin dhe kanë pushtet mbi pushtetin. Basha dhe Monika Kryemadhi kërkuan që ta bënin Ramën perandor. Ata kërkuan që Rama të instalonte diktaturën në vend. Opozita duhet të qëndrojë në parlament. Është e vetmja rrugë e drejtë. Duhet të mbështesim reformën në drejtësi. Po zvarritet nga PS dhe po atakohet nga partitë jkashtë parlamentit. Ky parlament dhe kjo opozitë që do të çojë para reformën zgjedhore. Pavarësisht marrëveshjes së fundit për abandonimin e parlamentit. Ne s’do kemi kurrë një qeverisje të mirë nëse nuk ka një qeverisje autokratike. Unë kam bindjen e plotë se Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Ata nuk e duan zhvillimin e këtij vendi.”

  • 20:13

    “Kuvendi është legjitim”, Ruçi i ‘shtrin’ dorën opozitës: Ju presim për Reformën Zgjedhore

    Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mbajti fjalën e tij në hapjen e sesionit të ri Parlamentar. Ndër të tjera Ruçi u shpreh se nje nga objektivat më kryesore është hapja e negociatave për Shqipërinë. Ruci shtoi gjithashtu se përsa i përket reformës zgjedhore, shumica i ka shtrirë dorën opozitës.

    Fakti që arritëm rekomandimin e komisionit për çeljen e negociatave është një triumf i Kuvendit. Në muajin tetor do të jemi të sigurtë që i kemi plotësuar të gjitha detyrat. Të gjithë shqiptarët e dëshirojnë çeljen e negociatave.

    Gjithsesi prioritet do të jetë edhe përmbyllja e reformës zgjedhore. Këtu do të përfshihet edhe opozita jashtë parlamentare. Dora jonë dhe e gjithë Kuvendit mbetet e shtrirë për ta. Reforma në drejtësi do të vijojë duke filluar me ngritjen e institucionet e reja,”- tha Kryetari i Kuvendit ndër të tjera.

  • 13:10

    PS gati për t’u përballur me Presidentin, dy seancat plenare ku do të diskutohen ligjet e kthyera mbrapsht, porosia e Hajdarit

    Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, ku është diskutuar për sensionin e ri parlamentar që do të nisë pasditen e sotme.

    Edi Rama dhe Ilir Meta

    Mësohet se në këtë mbledhje është vendosur që në seancën plenare të 12 dhe 19 shtatorit të diskutohet në lidhje me dekretet që ka kthyer presidenti Ilir Meta në Kuvend.

    4 prej tyre do të diskutohen në seancën e 12 shtatorit, ndërsa 5 të tjera do të diskutohen në seancën e datës 19 Shtator. Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka kërkuar që t’u jepet përparësi këtyre dekreteve, të cilat sipas saj duhet të shqyrtohen me kujdesin më të madh.

    Meta ka rikthyer një sërë dekretesh në Kuvend, ligjin për “Koncesionet dhe PPP-të”, koncensionin për rrugën Orikum- Dukat, Millot Bralldren, ligjin për “Kodin Penal”. Pritet të ketë diskutime.

Shto Koment