Politike

Një vjetori i themelimit të Tuzit, ish-ministri Bushati: Simbolikë e veçantë, tashmë u takon shqiptarëve të dëshmojnë

2 Shtator 2019, 14:34 Nga DOSJA
Një vjetori i themelimit të Tuzit, ish-ministri Bushati:

TIRANË– Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati ka përshendetur një vjetorin e themelimit të Komunës së Tuzit në Malin e Zi.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm shkruan se “Dita e Komunës” ka një simbolikë të veçantë për shqiptarët dhe vlen për t’u marrë si shembull frymëzues.

“Dita e Komunës së Tuzit, është një ditë me rëndësi dhe simbolikë të veçantë. Komuna e pavarur e Tuzit është një realitet, falë bashkimit të të gjithë faktorëve përreth Forumit Shqiptar, duke u bërë një shembull frymëzues. Tashmë, u takon shqiptarëve të Tuzit të dëshmojnë vizion, intuitë dhe largpamësi në drejtimin e komunës”,-shkruan ndër të tjera Bushati.

Reagimi i plotë: 

Dita e Komunës së Tuzit, është një ditë me rëndësi dhe simbolikë të veçantë. Komuna e pavarur e Tuzit është një realitet, falë bashkimit të të gjithë faktorëve përreth Forumit Shqiptar, duke u bërë një shembull frymëzues.

Përvjetori i Komunës ështe një rast i mirë për të analizuar se çfarë është arritur nga dita e parë e marrjes së statusit të Tuzit, si komunë e pavarur, dhe për të vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm të të gjithë aktorëve politikë dhe diasporës.

Tashmë, u takon shqiptarëve të Tuzit të dëshmojnë vizion, intuitë dhe largpamësi në drejtimin e komunës, përmes bashkëpunimit me pushtetin qendror, dhe garantimit të bashkëjetesës me malazezët dhe grupet e tjera etnike. #ShqiptarëtBashkë

Dje u shënua një vit nga krijimi i Komunës së Tuzit. Tuzi u nda nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, në shtator të vitit të kaluar dhe drejtohet nga shqiptarët. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati festa e komunes se tuzit komuna e tuzit mali i zi ditmir bushati festa e komunes se tuzit komuna e tuzit mali i zi

Sondazh

Poll