Politike

Kriza politike në vend, Ristani sulmon Bashën: Je në rrugën e gabuar, Ramës i ka mbaruar koha

2 Shtator 2019, 16:51 Nga DOSJA
Kriza politike në vend, Ristani sulmon Bashën: Je në rrugën

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka dalë hapur kundër strategjisë së ndjekur nga Lulzim Basha dhe mbështetësve të tij. Në një status në rrjetet sociale, Ristani shkruan se Basha me strategjinë e tij po i jep më tepër fitore Ramës.

Ndër të tjera ish-deputeti i PD-së shkruan se strategjia e Bashës është antisitem dhe e bën Ramën e krimin më të fortë.

Sipas Ristanit, ajo që duhet të bëjë një politikan për të nxjerrë vendin nga kriza është të mbështesë reformën në drejtësi.

Reagimi i Arben Ristanit

Nxjerrja e vendit nga qorsokaku politik, nga impasi i sistemit, i cili nxit ne menyre artificiale krizen ne cdo fushe, ne nje vend demokratik, ka vetem nje ilac baze: opoziten e vertete, te fuqishme, parimore, te njerezve te ketij vendi, te perfaqesuar nga kontributore te besueshem publik.
Interesi themelor i cdo shqiptari eshte, te ruaje demokracine si sistem politik.

Strategjia e PD, per te mundur Ramen dhe Rilindjen, nepermjet daljes nga sistemi, rezulton te jete rruge e gabuar. Kjo, jo se Rama dhe krimi jane te forte dhe te pathyeshem, perkundrazi, Rames i ka mbaruar koha morale per te qeverisur. 

Eshte strategjia antisistem, e ndjekur nga opozita, ne thelb e gabuar dhe e destinuar te deshtoje, e cila i jep Rames mundesine te kete ne dore te gjitha pushtetet dhe ti krijoje hapsira krimit, te shkaterroje dhe zhvate pasurite e shqiptareve dhe te ardhmen e femijeve tane. Rikthimi i opozites ne sistem, tashme, ne kete faze ku ndodhemi, nuk behet me pretendime, por me veprime qe provojne qenien pro sistem.

Prova kryesore sot, pro sistem, eshte qendrimi ndaj reformes ne drejtesi dhe kontributi konkret per ta mbeshtetur ate, per ta permiresuar ate, dhe per te mirpritur rezultatet e saj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ristani edi rama lulzim basha arben ristani edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll