Aktualitet

Zbardhen malet në Bjeshkë, bie dëborë në malin e Gjallicës dhe Koretnikut

Këtë mëngjes Maja e malit të Gjallicës, Koretnikut dhe bjeshkët e larta malore janë zbardhur nga dëbora.

22 Nëntor 2022, 08:20 Nga A.B
Zbardhen malet në Bjeshkë, bie dëborë në malin e
Debore

TROPOJË- Dita e sotme nis me një pamje të bukur në male. Këtë mëngjes Maja e malit të Gjallicës, Koretnikut dhe bjeshkët e larta malore janë zbardhur nga dëbora.

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, edhe pse ka patur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime të kanaleve shkarkuese. Bashkia Tropojë po punon për hapjen e rrugëve të dëmtuara, apo aty ku ka pasur rrëshqitje dherash.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll