Aktualitet

Situata nga moti i keq, Bashkia Shkodër: Sipërfaqja totale e përmbytur 1685 Ha

E përmbytur momentalisht është rruga e Obotit, ndërsa ujësjellësi ‘Oblika 1’ ka dalë jashtë funksionit.

22 Nëntor 2022, 08:27 Nga A.B
Situata nga moti i keq, Bashkia Shkodër: Sipërfaqja totale e
Shkoder

SHKODËR- Sipërfaqja totale e përmbytur si pasojë e motit të keq në Shkodër është 1685 Ha. E përmbytur momentalisht është rruga e Obotit, ndërsa ujësjellësi ‘Oblika 1’ ka dalë jashtë funksionit. Deri më tani janë 26 familje të evakuara nga Guri i Zi, Bërdica, Lagja 4 dhe Lagja 1. Në 5 banesa në Ajasem ka prezencë uji.

 Zonat më problematike u raportuan në Shkodër dhe Lezhë, me toka dhe banesa të përmbytura.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile gjatë orëve të fundit ka patur një përmirsim të situatës së krijuar nga reshjet në Shkodër. Nga 2425 Ha sipërfaqe e përmbytur dje, sot rezulton vetëm 1685 Ha, 26 familje të evakuuara dhe 5 shtëpi me prezencë uji.

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:

tek Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll