Politike

Socialistët nisin me revansh sezonin e ri politik, nesër mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

2 Shtator 2019, 14:19 Nga DOSJA
Socialistët nisin me revansh sezonin e ri politik, nesër mblidhet

TIRANË- Socialistët duken të vendosur në nismën e tyre politike për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.  Nesër do të mblidhet në orën 12:00 komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit.

Komisioni u ngrit në muajin korrik dhe ka për funksion të hetojë veprimtarinë e presidentit, në lidhje me dekretin e nxjerrë prej tij për anulimin e datës 30 qershor, si datë për zgjedhjet lokale.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershor, me një dekret të nxjerrë më 8 qershor. Presidenti caktoi me një dekret të dytë datën 13 tetor si datë e vlefshme për tri palë zgjedhje, përfshirë lokalet, të përgjithshmet dhe ato presidenciale.

Motivi ishte frika se 30 qershori do të kishte përplasje. Dekreti u cilësua nul nga mazhoranca si anti-kushtetues, e cila vijoi punën me zgjedhjet. Kjo solli vendimin e PS se Meta duhet shkarkuar si një president, që nuk është mbi palët dhe se ka shkelur kushtetutën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkarkon metën ps shkarkon metën

Sondazh

Poll