Sport

Cristiano Ronaldo shkruan historinë edhe në Instagram, personi i parë që arrin 500 milionë ndjekës

Cristiano Ronaldo shkruan historinë në rrjetet sociale.

21 Nëntor 2022, 18:37 Nga k.m.
Cristiano Ronaldo shkruan historinë edhe në Instagram, personi i
Cristiano Ronaldo

BRITANI E MADHE- Cristiano Ronaldo është në Katar me kombëtaren e Portugalisë dhe pret ndeshjen hapëse të Kupës së Botës të enjten kundër Ganës. Në të njëjtën kohë sporteli në Instagramin e tij shkoi në 500,000,000 ndjekës! Kështu portugezi u bë personi i parë në botë që arriti 500,000,000 ndjekës në Instagram.

Ai ndiqet nga Lionel Messi por edhe personazhe të njohur si Kylie Jenner, Selina Gomez dhe Kim Kardashian.

10 llogaritë më të ndjekura në Instagram

Cristiano Ronaldo – 500 milionë ndjekës
Lionel Messi – 375 milionë ndjekës
Kylie Jenner – 372 milionë ndjekës
Selena Gomez – 357 milionë ndjekës
Dwayne Johnson (The Rock) – 347 milionë ndjekës
Ariana Grande – 339 milionë ndjekës
Kim Kardashian – 333 milionë ndjekës
Beyoncé – 282 milionë ndjekës
Khloé Kardashian – 280 milionë ndjekës

cristiano ronaldo

Sondazh

Poll