Sport

Iran/ Fërshëllima shurdhuese gjatë himnit kombëtar, lojtarët heshtin, ka lot në tribuna

Lojtarët e Iranit nuk e kënduan himnin duke qëndruar të palëvizshëm, në shenjë proteste ndaj represionit të lartpërmendur të regjimit iranian

21 Nëntor 2022, 14:43 Nga DOSJA

Iran/ Fërshëllima shurdhuese gjatë himnit kombëtar,

KATAR- Nuk ka një klimë të mirë rreth Iranit, që ndodhet në Kupën e Botës mes polemikave të panumërta mbi atë që po ndodh brenda vendit aziatik: në pikëpyetje represioni i dhunshëm i kryer ndaj qytetarëve dhe shkeljet e përsëritura të të drejtave të njeriut, që përfunduan në qendër të një debati.

Një situatë e cila, veçanërisht jashtë vendit, ka tërhequr kritika të ashpra: shembulli i qartë ishte interpretimi i himnit iranian para ndeshjes kundër Anglisë,  shoqëruar me fërshëllima shurdhuese nga i gjithë stadiumi Khalifa International.Jo më pak i rëndësishëm është gjesti i vetë lojtarëve: Taremi dhe shokët e tij heshtën.

PSE LOJTARËT E IRANIT NUK KËNDONIN HIMIN

Lojtarët e Iranit nuk e kënduan himnin duke qëndruar të palëvizshëm, në shenjë proteste ndaj represionit të lartpërmendur të regjimit iranian, i cili në periudhën e fundit ka vënë në shënjestër veçanërisht gratë. Nuk është rastësi që disa gra iraniane u inkuadruan në tribuna në lot, të provuara dukshëm nga një këndvështrim emocional.

E.Ç (Dosja.al)

iran kupa e botes

Sondazh

Poll