Sport

Kupa e Botës| 6 gola Iranit në ndeshjen hapëse, Southgate habit me deklaratën: "Duhet të përmirësohemi"

"Është një fillim i mbarë, por ne duhet të përmirësohemi”. Kështu u shpreh trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pas fitores ndaj Iranit me shifrat 6-2.

21 Nëntor 2022, 18:37 Nga DOSJA

Kupa e Botës

KATAR- "Është një fillim i mbarë, por ne duhet të përmirësohemi”. Kështu u shpreh trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pas fitores ndaj Iranit me shifrat 6-2. “Të fitosh me atë diferencë dhe të luajmë siç bëmë në pjesën më të madhe të lojës na bën vërtet të lumtur”, shpjegoi trajneri për BBC.

"Skuadra e përballoi lojën shumë mirë. Kishte shumë ndërprerje, por presioni dhe lëvizjet tona ishin shumë të mira. Mbrojtja jonë në orën e parë kontrolloi lojën dhe ishte e duruar. Mesfusha ishte e shkëlqyer dhe sulmuesit tanë. Ata kanë qenë gjithmonë kërcënues. Jam i lumtur, por nuk duhet të pësojmë dy gola në atë fazë të lojës", shtoi ai.

"Përfundimi? Është pasojë e rezultatit, ne kishim 24 minuta rikuperim. Kur luajmë me një ritëm të ngadaltë, nuk jemi aspak të efektshëm." Ndeshja e radhës, kundër Shteteve të Bashkuara: “Do të duhet të luajmë mirë”, shpjegoi trajneri anglez.

E.Ç (Dosja.al)

angli southgate

Sondazh

Poll