Sport

“Katar 2022”/ Alarm te Argjentina! Leo Mesi në dyshim ndaj Arabisë Saudite. Pamjet e kyçit të këmbës janë shqetësuese…

TyC Sports ka publikuar sot foton e kyçit të këmbës së ‘Pleshtit’ gjatë stërvitjes së fundit, duke treguar se si ka ende është shumë i ënjtur për shkak të goditjeve në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

21 Nëntor 2022, 16:47 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Alarm te Argjentina! Leo Mesi në dyshim ndaj

KATAR - Lionel Messi u stërvit ndryshe të shtunën, duke shqetësuar menjëherë tifozët argjentinas para ndeshjes kundër Arabisë Saudite. Seancat stërvitore në grupe të numrit ‘10’ të “albicelestëve’ në ditët e shkuara nuk kanë mjaftuar për të bindur mediat vendase.

Kështu TyC Sports ka hetuar dhe publikuar sot foton e kyçit të këmbës së ‘Pleshtit’ gjatë stërvitjes së fundit, duke treguar se si ka ende pak lëng dhe është shumë i ënjtur për shkak të goditjeve në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.

A do të luajë kapiteni Leo Messi ndaj Arabisë Saudite? Duhet pritur dita e nesërme për t’u mësuar një gjë e tillë, edhe pse dyshimet janë të mëdha.

“Katar 2022”/ Alarm te Argjentina! Leo Mesi në dyshim ndaj

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll