Sport

Incidenti i parë në Botëror, dëmtim i tmerrshëm në fytyrë për Beiranvand, portieri i Iranit u përplas me mbrojtësin e tij

Angli-Iran ka shënuar edhe incidentin e parë me dëmtimet në fushë. Pikërisht dëmtimi i portierit Alireza Beiranvand e ndali ndeshjen për dhjetë minuta për t’i dhënë ndihmën e parë portierit iranian

21 Nëntor 2022, 18:27 Nga DOSJA

Incidenti i parë në Botëror, dëmtim i tmerrshëm në

KATAR- Angli-Iran ka shënuar edhe incidentin e parë me dëmtimet në fushë. Pikërisht dëmtimi i portierit Alireza Beiranvand e ndali ndeshjen për dhjetë minuta për t’i dhënë ndihmën e parë portierit iranian. Në minutën e 9-të të ndeshjes në grupin B të Kupës së Botës Katar 2022, Beiranvand u përplas me mbrojtësin e tij Majid Hosseini.

Ai që e pësoi më keq ishte Beiranvand, me gjakun që vazhdoi t’i rridhte nga hunda për disa minuta. Mjekët iranianë u përpoqën ta trajtonin, me insistimin e tij, por pas rreth dhjetë minutash, 30-vjeçari u desh të dorëzohej. Trajneri Queiroz e zëvendësoi atë me Hossein Hosseini.

E.Ç (Dosja.al)

angli iran portieri

Sondazh

Poll