Sport

ANGLI SPEKTAKOLARE | 6 gola Iranit, përfaqësuesja aziatike “qep” gojën gjatë himnit

Anglia e nis mbarë edionin e ri të Kupës së Botës. Përfaqësuesja e ‘Tre Luanëve’ fiton ndeshjen e parë ndaj Iranit me shifrat 5-1.

21 Nëntor 2022, 15:54 Nga DOSJA
ANGLI SPEKTAKOLARE

KATAR- Anglia e nis mbarë edionin e ri të Kupës së Botës. Përfaqësuesja e ‘Tre Luanëve’ fiton ndeshjen e parë ndaj Iranit me shifrat 6-2. Një ndeshje që u duk se nuk kishte histori pasi brenda harkut kohor të 11 minutave, Anglia shënoi tri gola.

Bellingham në minutën e 35’, Saka në 43’ dhe Sterling në 45+1 vulosën në këtë pjesë të parë. Në fraksionin e dytë,goli i katërt do të shënohej sërish nga Saka, sulmuesi i Arsenal kompletoi dopietën e tij personale.

Nuk vonoi shumë dhe përgjigjja e Iranit erdhi nga Taremi për Iranin, teksa trondit portën e Pikford fillimisht dhe pastaj topi kalon në rrjetë. Anglia shënoi golin e pestë me Rashford në minutën e 71’. Festivali i golave nuk do të përfundonte këtu, pasi Grealish realizoi golin e gjashtë dhe të fundit në minutën e 89'. Në sekondat e fundit të takimit, Iran fitoi 11-metërsh dhe Taremi u tregua i saktë.Një sukses i merituar për Anglinë që e nis me një fitore të madhe ndeshjen e parë në Grupin B.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll