Sport

Moment i tensionuar “live”! Gazetarja grabitet gjatë raportimit në Katar, tifozët i vodhën portofolin dhe çelësat e dhomës së hotelit (video)

Një gazetare është grabitur teksa raportonte ‘live’ në Katar për Kupën e Botës.

21 Nëntor 2022, 13:57 Nga DOSJA

Moment i tensionuar “live”! Gazetarja grabitet gjatë raportimit

KATAR-Një gazetare është grabitur teksa raportonte ‘live’ në Katar për Kupën e Botës. Ajo ishte në zonën ‘Corniche’ të Dohas për përballjen e parë Ecuador-Katar kur iu vodhën sende Dominique Metzger tregoi për “Todo Noticias” se i hapën cantën kur ishte në mes të turmës dhe nuk e kuptoi se si ndodhi.Pavarësisht investimeve të mëdha për të garantuar sigurinë e tifozëve dhe gazetarëve në Kupën e Botës, tashmë ka pasur probleme në Katar. Dominique Metzger, një gazetare argjentinase e cila po mbulonte turneun, së fundmi zbuloi se ajo ishte grabitur ndërsa transmetonte drejtpërdrejt nga Doha.

Ajo e ka bërë publike ngjarjen në rrjetet sociale, duke raportuar se ka qenë viktimë e një grabitjeje teksa po bënte një transmetim të drejtpërdrejtë në Fan Zone. Shumë nga sendet e saj personale u vodhën, duke përfshirë portofolin e saj që përmbante shumë dokumente të rëndësishme si kartën e identitetit. Ajo ka rrëfyer eksperiencën live në TV: "Sapo më vodhën portofolin kur po bënim transmetimin live. Policia më dërgoi këtu për të bërë kallëzim. Dokumentet dhe kartat janë ato që më shqetësojnë më shumë. Pra, do të shohim se çfarë do të ndodhë”

Dominique gjithashtu dokumentoi veten duke raportuar incidentin në polici përmes llogarisë së saj në Instagram. Autoritetet i kanë premtuar se do t'ia kthejnë të gjitha sendet e humbura gazetares argjentinase.

E.Ç (Dosja.al)

gazetarja kupa e botes dominique metzger

Sondazh

Poll