Sport

“Katar 2022”/ Kapitenit Harry Kane i hiqet shiriti “One Love” kundër Iranit…

Ndërsa Harry Kane tha të dielën se do të mbante si kapiten shiritin gjithëpërfshirës "One Love", pasditen e së hënës në ndeshjen e ‘Tre Luanëve’ në Kupën e Botës kundër Iranit, Federata Angleze më në fund vendosi ndryshe, për shkak të sanksioneve sportive të FIFA-s.

21 Nëntor 2022, 13:23 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Kapitenit Harry Kane i hiqet shiriti “One

KATAR - Megjithatë, Harry Kane i kishte formuluar gjërat qartë. Këtë të diel, gjatë conferences, që i parapriu ndeshjes së parë të ‘Tre Luanëve’ në këtë Botëror kundër Iranit të hënën pasdite, kapiteni anglez kishte pohuar se do ta mbante shiritin gjithëpërfshirës "One Love", edhe nëse ai do të ndëshkohet me karton të verdhë për këtë.

Por mëngjesin e kësaj të hëne, Mark Bullingham, shefi ekzekutiv i FA (Federatës Angleze të Futbollit), ishte tashmë më pak afirmativ për këtë temë, kur u mor në pyetje nga BBC Radio 4. “Është një situatë në zhvillim. Ka diskutime të vazhdueshme (midis FA dhe FIFA). Aktualisht jemi duke punuar në këto tema. Është e vërtetë që FIFA tregoi dje (e diel) se mund të ketë sanksione sportive (në rast të mbajtjes së shiritit të ylberit). Zyrtari i FA vazhdoi:

“Ne e bëmë të qartë se donim ta mbanim këtë shirit, është i rëndësishëm për ne. Por në të njëjtën kohë, ne duhet të ecim përpara në diskutimet tona për të parë se deri ku do të shkojnë ato. Duhet të marrim parasysh të gjitha implikimet. FA ishte gati të pranonte një gjobë, por jo domosdoshmërisht një karton të verdhë. Nëse ka një sanksion sportiv (dhe veçanërisht një karton të verdhë), është diçka për të cilën duhet të mendojmë”.

Tashmë gjithçka është menduar: Anglia është një nga shtatë kombet europiane që zyrtarisht e bëri të ditur këtë në fund të mëngjesit të së hënës, me anë të një njoftimi për shtyp, se ata nuk mund "të vendosin lojtarët (e tyre) në një pozicion ku ata mund të përballen me sanksionet sportive, duke përfshirë përjashtimet. Prandaj ne i kemi kërkuar kapitenëve që të mos tentojnë të mbajnë shiritin në krahë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës”.

“Katar 2022”/ Kapitenit Harry Kane i hiqet shiriti “One

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll