Sport

“Katar 2022”/ Irani, një ekip solid, ku në sulm shkëlqen ‘Messi’ Sardar Azmoun...

Me përjashtim të një surprize të madhe, Carlos Queiroz nuk duhet të largohet nga rreshtimi taktik 4-3-3 e tij, i cili kthehet në 4-1-4-1 në fazën mbrojtëse.

21 Nëntor 2022, 13:06 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Irani, një ekip solid, ku në sulm

KATAR - Irani është një ekip solid, pasi ka pësuar vetëm 8 gola në 18 ndeshje kualifikuese në zonën aziatike. Ai mbështetet te një portier shumë i mirë, Alireza Beiranvand dhe te mbrojtësit atletikë. Në sulm, pikat e tij të forta janë Sardar Azmoun, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, i mbiquajtur "Messi iranian" kur ishte më i ri dhe Mehdi Taremi, i cili shkëlqen me FC Porto. 

Me përjashtim të një surprize të madhe, Carlos Queiroz nuk duhet të largohet nga rreshtimi taktik 4-3-3 e tij, i cili kthehet në 4-1-4-1 në fazën mbrojtëse. Grupi me të cilin punon tekniku portugez nuk ka ndryshuar shumë prej katër vitesh.

Ja dhe lista e 26 futbollistëve të kombëtares së Iranit:

Portierë: Beiranvand (Persepolis), Abedzadeh (Ponferradina, D2 ESP), Hosseini (Esteghlal), Niazmand (Sepahan).

Mbrojtës: Hajsafi (AEK Athens, GRE), Pouraliganji (Persepolis), Rezaeian (Sepahan), Mohammadi (AEK Athens, GRE), Kanaanizadegan (Al-Ahli, ARS), Khalilzadeh (Al-Ahli, ARS), Moharrami (Dinamo Zagreb , CRO), Cheshmi (Esteghlal), Hosseini (Kayserispor, TUR), Jalali (Esteghlal).

Mesfushorë: Noorollahi (Shabab Al-Ahli, Emiratet e Bashkuara Arabe), Ghoddos (Brentford, ANG), Amiri (Persepolis), Ezatolahi (Vejle, DAN), Jahanbakhsh (Feyenoord, HOL), Torabi (Persepolis), Gholizadeh (Charleroi, BEL), Karimi (Kayserispor, TUR).

Sulmues: Ansarifard (Omonia Nicosia, CHY), Azmoun (Bayer Leverkusen, GER), Taremi (FC Porto, POR).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll