Politike

Berisha vizitë në Obot të Shkodrës/ Do dorëzojmë një ligj që detyron KESH të paguajë dëmet! Keqmenaxhimi i kasakadës solli kë gjendje

Kreu i selisë blu u takua me banorë të zonën teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama për keqmenaxhim të situatës me kaskadën e Fierzës dhe Vaut të Dejës. Kryedemokrati tha se Partia Demokratike do të dorëzojë një ligj që të detyrojë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare që të paguajë dëmet pasi sipas tij është e detyruar që ta bëjë.

21 Nëntor 2022, 15:42 Nga e.k
Berisha vizitë në Obot të Shkodrës/ Do dorëzojmë
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në fshatin Obot të Shkodrës ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Kreu i selisë blu u takua me banorë të zonën teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama për keqmenaxhim të situatës me kaskadën e Fierzës dhe Vaut të Dejës. Kryedemokrati tha se Partia Demokratike do të dorëzojë një ligj që të detyrojë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare që të paguajë dëmet pasi sipas tij është e detyruar që ta bëjë.

Sali Berisha: Reshjet kanë qënë të fuqishme por baza është keqmenaxhimi absolut i kaskadës për shkak të vjedhjeve. Këta në kohë kur mund të prodhonin energji për të gjithë nevojat e vendit, kanë bërë tenderin dhe kanë blerë energji dhe nuk kanë prodhuar asnjë kilovat, deri mëngjesin e sotëm kur kanë filluar prodhimin pasi u demaskuan. Kanë hapur mbrëmë pa njoftuar. Njoftohen disa orë përpara i kanë pasur të gjithë treguesit. Mirëpo keqmenxhimi i kaskadës është bërë ligj për shkak të vjedhjeve që këta bëjnë në energji pasi energjia është shndërruar në një mall që vjedhin ditë e natë. I kanë marrë KEK-ut të Kosovës 150 milionë kilovat depozita dhe kur KEK-u fut në riparim termocentralet bateritë u kërkoi që ti kthenin një pjesë por këta nuk i dhanë asnjë kilovat. Një pjesë të madhe të energjisë së KEK këta e shitën në pik në një kohë kur kaskada duhej të ruhej të mbahej Fierza nën kontroll, por jo. Kjo është vjedhje me pasoja të mëdha. Hapin fshehtas tunelet e Komanit, hapin portat e Zadejës të Vaut të Dejës dhe vjen përmbytja me shpejtësi të rrufeshme. Njerëzit kanë qënë jashtë dhe nuk u futën dot në shtëpi. Ky nuk njef asnjë ligj pasi ligji detyron KESH të paguajë çdo dëmtim që bën. Ne do të marim menjeherë masat që KESH të krijoijë fondin e përmbytjeve që të ruhet vetëm për rastet e përmbytjeve. Ligji detyron atë që dëmton të paguajë. Këta e kanë zhndërruar KESH në një ndërmaje private.

Sondazh

Poll