Sport

Italia nis pushimet me humbje, Austria leksion në miqësoren e fundit për vitin 2022

Italia mundet 2-0 në Vjenë kundër Austrisë në miqësoren e fundit dhe përshëndet një 2022 më pak emocionues.

20 Nëntor 2022, 22:55 Nga DOSJA

Italia nis pushimet me humbje, Austria leksion në miqësoren e fundit

ITALI- Italia mundet 2-0 në Vjenë kundër Austrisë në miqësoren e fundit dhe përshëndet një 2022 më pak emocionues. Ndeshja ishte për t'u harruar për djemtë e Mancinit, të cilët vuajnë lojën e kundërshtarit për një kohë të gjatë dhe ndëshkohen nga golat e Schlager (6') dhe Alaba (35').

Pak më mirë në pjesën e dytë, por pa mundur që të shënonin. Kampionët e Europës do të ndjekin Kupën e Botës si shikues, më pas do të kthehen në fushë në mars për ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

E.Ç (Dosja.al)

italia austria

Sondazh

Poll