Sport

"Po të kisha vajzë, do e martoja me Milinkovic", një dhendër serb për Taren, deklarata e bujshme e drejtorit të Lazios

Duke folur për Mozzartsport, drejtori sportiv i Lazios Igli Tare foli për Milinkovic-Savic: "Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur.

20 Nëntor 2022, 22:50 Nga DOSJA

"Po të kisha vajzë, do e martoja me Milinkovic", një

ITALI- Duke folur për Mozzartsport, drejtori sportiv i Lazios Igli Tare foli për Milinkovic-Savic: "Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur. Pas tetë vitesh në klub, ai është një person i rëndësishëm për ne dhe jo vetëm një futbollist. Është shumë i thjeshtë si njeri.Ai nuk ka qenë asnjëherë mëndjemadh. Është nje djalë shumë i sjellshem.Dhe si lojtar është tjetër gjë...Ai mund të bëjë edhe më mirë."

Më tej Igli Tare shton: "Nëse do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë. Ai ka shumë respekt për mua dhe gjithmonë e kritikoj. Ndonjëherë pas një ndeshje, kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. Unë gjithmonë them se nuk është mirë, dhe ai bën shaka se nuk jam i kënaqur kurrë. Të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të rritemi", deklaroi Tare.

E.Ç (Dosja.al)

lazio tare

Sondazh

Poll