Sport

“Katar 2022”/ Kush do ta zëvendësojë Karim Benzema te Franca? Deschamps: “Askush”!

Pas tërheqjes së Karim Benzemas, trajneri i Francës, ka vendosur të mos e zëvendësojë sulmuesin e Real Madridit. Lista e bluve për Kupën e Botës mbetet me 25 lojtarë.

20 Nëntor 2022, 12:38 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Kush do ta zëvendësojë Karim Benzema te

FRANCE - Kush do të zëvendësojë Karim Benzema, sulmuesin e Real Madridit në Kupën e Botës? Wissam Ben Yedder? Martin Terrier? Apo lojtarët që luajnë në pozicione të ndryshme, si Moussa Diaby apo Thomas Lemar?

Didier Deschamps vendosi: Askush! Siç deklaroi ai për ‘Téléfoot’, trajneri i skuadrës së Francës ka vendosur të qëndrojë me një grup prej 25 lojtarësh për të garuar në Botërorin “Katar 2022”, teksa Marcus Thuram ishte lojtari i fundit i thirrur më 14 nëntor, pesë ditë më vonë nga shpallja fillestare e listës, prej 26 lojtarësh. Më pas, Randal Kolo Muani iu kërkua të bashkohej me ‘Blutë’ për të kompensuar dëmtimin e Christopher Nkunkut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll