Aktualitet

Dëme kolosale në Shkodër/ Ura e vjetër e Bunës shembet nga rryma e fortë e ujërave

Në këtë segment rrugor, pritet që pas pak minutash të bllokohet qarkullimi.

20 Nëntor 2022, 17:17 Nga a.l
Dëme kolosale në Shkodër/ Ura e vjetër e Bunës shembet
shmebet ura e vjetër e Bunës

SHKODËR- Reshjet intensive të shiut po shkaktojnë dëme kolosale në Shkodër. Raportohet se ura e Vjetër e Bunës është shembur si pasojë e prurjeve të shumta. Në këtë segment rrugor, pritet që pas pak minutash të bllokohet qarkullimi.

Deri më tani qarku i Shkodrës paraqitet me me shumë probleme nga moti i keq që ka pushtuar ditën e sotme vendin, ku reshjet e shiut kanë qenë të pranishme që prej orëve të para të mëngjesit.

Disa fshatra pa drita ndërsa Përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa. Poashtu mësohet se 5 familje janë evakuuar në disa zona të qarkut Shkodër. Rrjedha e ujit ka marrë babain me 2 fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Pjetër Rushaj me dy fëmijët po udhëtonin me mjet pranë Përroit të Thatë. Deri më tani, është gjetur vajza që ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa polumbarët janë në kërkim të babait dhe djalit. Nga ana tjetër disa minuta më parë, Ministria e Arsimit mori vendimin për pezullimi në 16 shkolla në këtë qark. / Dosja. al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll