Aktualitet

Vrasja në Memaliaj, Policia: 35-vjeçari, me probleme të shëndetit mendor

2 Shtator 2019, 10:37 Nga DOSJA
Vrasja në Memaliaj, Policia: 35-vjeçari, me probleme të

TEPELENË- Policia e Tepelenës ka reaguar pas ngjajres së rëndë të ndodhur sot në Memaliaj, ku një 35-vjeçar vrau babainë e tij. Në një reagim për mediat, policia bëri me dije se është në kërkim të autorit. Po ashtu shton se Arjan Shehaj është me probleme mendore dhe ka goditur me mjete të forta babanë e tij.

NJOFTIMI I PLOTË

Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka ngritur disa grupe kontrolli dhe po behet krehja e zonës për gjetjen dhe kapjen e autorit. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e të hënës në fshatin Shalë në Memaliaj, aty ku pas një sherri verbal, djali ka vrarë babain me sëpatë. Viktima është Ilijaz Shahaj, i cili mësohet se është vrarë nga i biri, Arjan Shahaj 35 vjeç. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 09:35

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

Fier- Në Kuman në Fiert ka shpërthyer një bombolë gazi në një banesë. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur asnjë person në banesë.Mësohet se janë të shumta dë...