Sport

Komiteti Olimpik Kombëtar në alarm! Liga Unike e basketbolli Shqipëri-Kosovë pezullohet, tërhiqen dy ekipe shqiptare…

KOKSH shpreh keqardhjen e tij për këtë ndërprerje, në një kohë kur Shqipëri po bëhen investime serioze për masivizimin dhe rritjen cilësore të basketbollit, të këtij sporti i cili tani numëron mbi 350 ekipe në mbarë vendin.

20 Nëntor 2022, 11:49 Nga DOSJA

Komiteti Olimpik Kombëtar në alarm! Liga Unike e basketbolli

TIRANE - Bordi drejtues i Ligës Unike të basketbollit shqiptar për meshkuj ka marrë vendimin për pezullimin e këtij eventi të përbashkët midis basketbollit shqiptar dhe atij kosovar, ndërkohë që ky event për femra do të vazhdojë. Shkak ka qenë tërheqja nga gara e dy skuadrave shqiptare, konkretisht të kryeqytetasve të Tiranës dhe Teutës së Durrësit.

“Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj. Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”,- thuhet në njoftim e Ligës Unike, e cila ishte në edicionin e saj të tretë, ku marrin pjesë katër skuadra nga Shqipëria dhe katër nga Kosova.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili shpreh keqardhjen e tij për këtë ndërprerje, në një kohë kur Shqipëri po bëhen investime serioze për masivizimin dhe rritjen cilësore të basketbollit, të këtij sporti i cili tani numëron mbi 350 ekipe në mbarë vendin.

Ja dhe deklarata e Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë:

Komiteti Olimpik Kombëtar në alarm! Liga Unike e basketbolli

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll