Sport

Shiriti i kapitenit me ngjyrat e ylberit ‘One Love’, shkak i polemikave në Francë...

Kombëtarja franceze është ende duke debatuar, nëse do ta mbajë shiritin e ylberit për të drejtat e njeriut në Katar, një vend me të cilin mban lidhje të forta diplomatike dhe investimesh.

20 Nëntor 2022, 10:44 Nga DOSJA
Shiriti i kapitenit me ngjyrat e ylberit ‘One Love’, shkak i
Lloris, kapiteni i Francës, në konferencën për shtyp para se të udhëtonte për në Doha

KATAR - Tetë federate futbolli, me kërkesë të Amnesty International, kohë më pare pranuan të mbanin një shirit kapiteni me ngjyra ylberi 'One Love', për të denoncuar kundër të gjitha llojeve të diskriminimit gjatë Kupës së Botës në Katar. Ndër vendet që e pranuan këtë gjë në atë kohë ishte edhe Franca. 

Neuer ka konfirmuar tashmë se Gjermania do të dalë me të. Anglia, Zvicra, Holanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka, Belgjika apo Uellsi, janë ndër skuadrat e tjera që mund ta bëjnë këtë. Shtetet e Bashkuara kanë ridizajnuar siglën e tyre si shenjë mbështetjeje për kolektivin LGTBI.

Megjithatë, në Francë debati i hapur vazhdon. Hugo Lloris ishte i pari që dha një konferencë për shtyp kur ishte në Paris dhe ai pothuajse e përjashtoi këtë gjë. Kapiteni doli në krah të presidentit të Federatës, Noël Le Graët, i cili e kishte pak më parë. “Sigurisht që kam mendimin tim personal për këtë temë dhe është shumë afër me atë të presidentit të FFF (Federatës Franceze të Futbollit). Ne gjithmonë u themi atyre që vijnë në Francë, se na pëlqen të respektojnë zakonet tona dhe mendoj se ne duhet t’i respektojmë ato të Katarit, mund të pajtohem ose jo me idetë e Katarit, por duhet t'i respektoj ato”,- tha portieri.

Megjithatë, në Francë, e cila i pëlqen të jetë gjithmonë në vijën e parë kundër racizmit dhe në favor të të drejtave të njeriut, kjo përgjigje ka shkaktuar polemika mes shumë njerëzve të thjeshtë dhe gjithashtu në botën e politikës. Amélie Oudéa Castéra, ministrja e sporteve, vlerësoi dje letrën e lojtarëve përpara se të udhëtonin për në Katar, në të cilën ata konfirmuan se do të mbështesnin të gjitha nismat e kryera në këtë drejtim nga Amnesty International me një donacion të konsiderueshëm financiar, megjithëse shuma nuk ishte e specifikuar.

FIFA tashmë i ka kërcënuar me gjobë skuadrat që do të kenë shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit, duke u shprehur, se mesazhi është propagandistik jashtë sportit. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, ka vendosur të jetë sfidues, ndërsa presidenti i futbollit francez, argumenton se është më mirë të shmanget ‘penalltia’.

Ndodh që Franca është një nga vendet e Bashkimit Europian me më shumë lidhje me Katarin. Edhe Spanja, e cila nuk do ta tregojë, po merr investime të rëndësishme nga vendi i Gjirit vitet e fundit. Emiri Tamim bin Hamad al Thani, njoftoi rreth 5000 milionë në vizitën e tij të fundit në Spanjë disa muaj më parë.

Në rastin e Francës, investimi i Katarit është shumë më i lartë. Vetëm që kur PSG mori përsipër klubin në vitin 2011, sipas një studimi të Qendrës për Drejtësi dhe Studime Ekonomike (CEDES), shteti i Katarit kishte dhënë 1,900 milionë euro taksa deri në qershor 2021. Por përveç PSG-së, Katari investon edhe në zona të tjera në shtetin fqinj, derisa është vendi i dytë pas Mbretërisë së Bashkuar si destinacion për investitorët nga Doha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll