Sport

“Katar 2022”/ Loja në mbrojtje, ‘sekreti’ i rikthimit të suksesshëm të Ekuadorit...

Trajneri Gustavo Alfaro ka preferuar skemën 4-3-3 që nga fundi i Copa America 2021. Me të njëjtën ide: të kompozojë dy rreshta mbrojtëse kompakte.

20 Nëntor 2022, 10:12 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Loja në mbrojtje, ‘sekreti’ i

KATAR - Në mungesë të dy edicioneve të fundit, Ekuadori është rikthyer në Kupën e Botës. Pasi ka nisur kualifikimet me vendosjen 4-4-2, madje edhe në 4-2-3-1, trajneri Gustavo Alfaro ka preferuar skemën 4-3-3 që nga fundi i Copa America 2021. Me të njëjtën ide: të kompozojë dy rreshta mbrojtëse kompakte. 

Kjo mënyrë loje e dukshme e bëri Ekuadorin të ishte skuadra e vetme, me Kolumbinë, që do të mbante në kontroll Brazilin dhe Argjentinën (1-1, më 27 janar dhe 30 mars).  Mbrojtja, më e forta në kontinent pas atyre të Brazilit dhe Argjentinës, ishte edhe çelësi i kualifikimit të Ekuadorit. Jo sulmi, i cili po lufton dhe kërkon një anësor të majtë. Enner Valencia alternohet në këtë skuadër dhe pozicionin e tij numër 9, e mban edhe Michael Estrada. 

Ja dhe lista e 26 futbollistëve të Ekuadorit:

Portierë: Dominguez (Deportes Tolima, COL), Galindez (Deportiva Aucas), Ramirez (Independiente del Valle).

Mbrojtës: An. Preciado (Genk, BEL), Pacho (Royal Antwerp, BEL), Arboleda (Sao Paulo FC, BRE), Porozo ( Troyes ), Fel. Torres (Santos Laguna, MEX), Hincapie (Bayer Leverkusen, GER), Arreaga (Seattle Sounders, SHBA), Estupinan (Brighton, ENG), D. Palacios (Los Angeles FC, SHBA).

Mesfushorë: Gruezo (Augsburg, DE), M. Caicedo (Brighton, ENG), Cifuentes (Los Angeles FC, SHBA), Mendez (Los Angeles FC, SHBA), Franco (Talleres, ARG), Plata (Real Valladolid, ESP ), Mena (Club Leon, MEX), Sarmiento (Brighton, ENG), Ay. Preciado (Santos Laguna, MEX), Ibarra (Pachuca, MEX).

Sulmues:E. Valencia (Fenerbahçe, TUR), Estrada (Cruz Azul, MEX), Reasco (Newell's Old Boys, ARG), K. Rodriguez (Imbabura).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll