Sport

VIDEO/ Eriksen: "Kupa e Botës ka qenë një objektiv, që kur u ktheva në fushë"...

“Është e veçantë të jesh në Kupën e Botës, jam i lumtur që jam pjesë e kombëtares”

20 Nëntor 2022, 08:36 Nga DOSJA

VIDEO/ Eriksen: "Kupa e Botës ka qenë një objektiv, që

KATAR - Duke folur në konferencën për shtyp, teksa sot pasdite pritet të startojë Botërori, mesfushori danez i Manchester United, Christian Eriksen, e ka rrëfyer kështu ambiciet e tij për Kupën e Botës në Katar:

"Që nga intervista e parë që bëra kur u ktheva, gjithmonë kam thënë se doja të kthehesha për të luajtur dhe se unë doja të merrja pjesë në Kupën e Botës, - shprehet ai. - Ky ishte edhe objektivi im që nga dita e parë, kur pata mundësinë dhe u ktheva. Është e veçantë të jesh në Kupën e Botës, jam i lumtur që jam pjesë e kombëtares. 

Fokusi im është te ky Botëror, ne jemi futbollistë dhe luajmë futboll. E di që kapiteni ynë do të mbajë shiritin ‘One Love’. Nuk e di se cilat do të jenë pasojat, do të shohim, por ndërkohë duhet të mendojmë për fushën”,- përfundoi mesfushori i ‘Djajve’ të Manchesterit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll