Sport

VIDEO/ Brazili, skuadra e fundit që mbërrin në Doha për Kupës së Botës "Katar 2022"...

Ashtu si 31 skuadrat e tjera para saj, ajo e Brazilit zbarkoi në mbrëmjen e së shtunës në tokën e Katarit.

20 Nëntor 2022, 07:26 Nga DOSJA

VIDEO/ Brazili, skuadra e fundit që mbërrin në Doha për

KATAR - Kupa e Botës në Katar më në fund mund të fillojë. Në prag të ceremonisë së hapjes dhe ndeshjes së parë ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit (e diel, ora 17:00), skuadra e Brazilit ishte e fundit që zbarkoi valixhet në vendin e Gjirit të shtunën në mbrëmje rreth orës 23:00 (me orën lokale). 

Shokët e skuadrës së Neymar ishin më parë në kampin stërvitor në Torino. Ata ishin në gjendje të përballonin një ardhje të mëvonshme, sepse hyrja e tyre në garë do të bëhet vetëm të enjten kundër Serbisë (20:00).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll