Aktualitet

I moshuari vdiq pas grabitjes me armë, i afërmi: Është hera e dytë që i ndodh, e vranë lakuriq

I afërmi tregon se Shehaj nuk kishte shumë para, e se jetonte vetëm me gruan, pasi 4 fëmijët banojnë jashtë shtetit. 

20 Nëntor 2022, 10:10 Nga A.B
I moshuari vdiq pas grabitjes me armë, i afërmi: Është hera
Nipi i viktimes

MALLAKASTËR- Çaush Shehaj, 89-vjeçari i cili ra pre e grabitjes me armë ditën e djeshme në banesë, humbi jetën sot në spital. I moshuari, u grabit nga Ervis Halimi dhe Musa Gudo, të cilët tashmë janë vënë në pranga. Për mediat, i afërmi i viktimës, ka treguar se kjo ishte hera e dytë që 89-vjeçari binte pre e grabitjes. Ai shton se Shehaj nuk kishte shumë para, e se jetonte vetëm me gruan, pasi 4 fëmijët banojnë jashtë shtetit. 

'Jetonte me gruan, fëmijët i ka jashtë vendit, e vranë në shtëpi për t'i marrë paratë. Nuk kishin përkrahje, kjo është hera e dytë që shkojnë për ta vjedhur, policia nuk mori masa. Ata mendonin për lek të madh po nuk kishte. Ai kishte 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe një në Francë.'- tha i afërmi.

Nipi i tij, nga ambientet e spitalit shprehet se kjo është hera e dytë që i moshuari grabitet dhe sipas tij, nga i njëjti person.

“Jo jemi indinjuar, por nëse ka shtet, nëse ka ligje, në qoftë se ka Perëndi lart, se ne ndiejmë keqardhje të jashtëzakonshme, nëse ka ligje ata për mua duhen varur. Të punosh një jetë të tërë, dhe të të vijë tjetri të të marrë, të të dhunojë të të vrasë për djersën tënde është sakrificë e madhe. E vranë në 2 të natës, lakuriq, e kanë shëmtuar, e kanë masakruar, nga fytyra, nga brinjët, nga kofshët, e kanë bërë nuk i duket mishi i bardhë”, tha një prej nipave.

Çaush Shehaj u grabit ditën e djeshme në banesën e tij në fshatin Klos. Dy autorët, Ervis Halimi dhe Musa Gudo, u futën me dhunë në banesën e të moshuarit, e nën kërcënimin e armës i morën një shumë parash. I moshuari, u dërgua në spital, mirëpo nuk mundi t'i përballonte dot plagët e marra. Autorët do të hetohen për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".

caush shehaj grabitje ne mallakaster

Sondazh

Poll