Aktualitet

Reshjet gjatë natës, vështirësohet qarkullimi në nënkalimin e autostradës në Fushë-Mamurras

Reshjet përgjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme kanë mbuluar rrugën pranë këtij nënkalimi duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

20 Nëntor 2022, 09:48 Nga A.B
Reshjet gjatë natës, vështirësohet qarkullimi në
Makina ne uje

MAMURRAS- Reshjet e shiut kanë krijuar situatë problematike pranë nënkalimit të autostradës në Fushë-Mamurras. Reshjet përgjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme kanë mbuluar rrugën pranë këtij nënkalimi duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Siç shihet dhe në foto, mjetet e kanë të vështirë kalimin për shkak të shiut të madh që ndodhet në aks. ARRSH bën me dije se reshjet me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare.

Rënie të inerteve në trup të rrugës ka pasur në Rajonin Verior, ndërsa pemë të këputura ka pasur në aksin Vlorë-Orikum.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll