Aktualitet

Moti i keq “paralizon” veriun/ Në Theth del nga shtrati përroi, 400 ha në Fushën e Murriqan nën ujë

Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi.

20 Nëntor 2022, 09:59 Nga A.B
Moti i keq “paralizon” veriun/ Në Theth del nga shtrati
Perroi

SHKODËR-Sipërfaqja prej 400 ha në Fushën e Murriqanit është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Nga situata aktuale mësohet se ka një tejmbushje të kanaleve kulluese të para, të dyta, të treta në Velipjë, Dajç e Bërdicë, teksa ka edhe dëmtime të rrugëve dytësore. Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi.

Përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa. Energjia mungon në të gjitha njësitë administrative.

Reshjet me intensitet të lartë vazhdojnë dhe në territorin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, ku si rezultat i rënies në sasira të mëdha Përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati, ndërsa në Bajzë ujerat kane depërtuar në 2 banesa, atë të Mark Qosjas dhe Asllan Culajt ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.

Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet te lartë dhe era te fuqishme. Raportohet se ka dëmtim të infrastruktures rrugore në të gjitha njesite dhe shkëputje të energjise elektrike. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll