Aktualitet

SITUATA në vend/ Përmbytje në Shëngjin dhe Muriqan, pa drita disa fshatra në Lezhë, Shkodër e Gjirokastër

Banorët e fshatrave të Odries, Lazaratit, Celos dhe Lunxherisë që prej mesnatës kanë mbetur pa energji elektrike.

20 Nëntor 2022, 09:35 Nga A.B
SITUATA në vend/ Përmbytje në Shëngjin dhe Muriqan, pa drita
Permbytje

LEZHË- Moti i keq ka lënë disa fshatra në bashkinë e Gjirokastrës pa energji elektrike. Sipas informacioneve zyrtare nga njësitë administrative, banorët e fshatrave të Odries, Lazaratit, Celos dhe Lunxherisë që prej mesnatës kanë mbetur pa energji elektrike.

Liqeni i Viroit është gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të 24 orëve të fundit. Kjo do të shkaktonte izolimin e qarkullimit në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Në Sarandë, për shkak të përkeqësimit të kushteve meterologjike, është pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet deri në datën 22 Nëntor.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll