Aktualitet

Kukës, Has, Tropojë- Si paraqitet situata në këto qarqe pas reshjeve të dendura të shiut

Për shkak të reshjeve, ka prezencë të rënies së gurëve dhe dherave në akset nacionale dhe ato rurale.

20 Nëntor 2022, 09:43 Nga A.B
Kukës, Has, Tropojë- Si paraqitet situata në këto qarqe pas
Rruga

KUKËS- Disa qarqe janë përfshirë nga moti i keq në vend. Mes tyre është dhe Kukësi. Intensiteti i reshjeve pritet të shtohet edhe më shumë gjatë mesditës sipas meterologëve.

Për shkak të reshjeve, ka prezencë të rënies së gurëve dhe dherave në akset nacionale dhe ato rurale, veçanërisht akset problematike janë ato të Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Qaf Mali por edhe ato Krumë-Kamë-Bajram Curri e Qaf Morinë-Fierzë.

Probleme ka edhe te ujëmbledhësat vaditës në Has e Tropojë nga mbi fryrja.

Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

mot i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll