Aktualitet

Nuk pranonte ndarjen dhe tentoi të vriste gruan, 52-vjeçari shqiptar del para gjykatës italiane

Bëhet fjalë për një nga ngjarjet më të përgjakshme të viteve të fundit në Sulmonë, për të cilën A.H, 52-vjeçari shqiptar, i cili prej vitesh jetonte në qytet me gruan e tij, tashmë do të duhet të përgjigjet në gjykatë.

20 Nëntor 2022, 09:44 Nga d.a
Nuk pranonte ndarjen dhe tentoi të vriste gruan, 52-vjeçari shqiptar
Gjykata italiane

ITALI- Ai kishte pritur që ajo të kthehej në shtëpi dhe pas një debati të shkurtër do ta godiste disa herë me thikë. Për të parandaluar që gruaja të vdiste nga goditjet e të shoqit, ka ndërhyrë djali i rritur i të dyve, i cili pasi ka bllokuar të atin ka shpëtuar nënën e tij. 

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një nga ngjarjet më të përgjakshme të viteve të fundit në Sulmonë, për të cilën A.H, 52-vjeçari shqiptar, i cili prej vitesh jetonte në qytet me gruan e tij, tashmë do të duhet të përgjigjet në gjykatë. Një ditë më parë, burri u citua drejtpërdrejt  për tentativë vrasje, lëndime të rënduara personale dhe armëmbajtje pa leje. Seanca e radhës është caktuar për 23 nëntor dhe në atë rrethanë do të dëgjohen dëshmitarët e parë.

I pandehuri aktualisht ndodhet në burgun e Teramos dhe të gjitha kërkesat për lirimin e tij janë refuzuar. Faktet datojnë që në 29 korrik të vitit të kaluar kur çifti ishte në proces të ndarjes dhe gruaja ishte zhvendosur me dy fëmijët e tyre në një shtëpi tjetër. Por ai kurrë nuk kishte mundur ta pranonte ndarjen dhe pasi i kërkoi vazhdimisht gruas së tij të kthehej me të, atë mbrëmje ai priti jashtë shtëpisë që të kthehej nga puna, duke e sulmuar me thikë dhe duke e goditur dy herë. 

Për të shmangur më të keqen ishte djali i çiftit i cili duke dëgjuar britmat e nënës kishte ndërhyrë për ta ndihmuar duke e çarmatosur dhe bllokuar të atin. Nga përplasja me të atin, i riu ka mbetur i plagosur në dorë, ndërsa gruaja është dërguar në spital me prognozë të rezervuar. Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe skuadra e policisë, e cila ka arrestuar shqiptarin, duke e penguar të përfundojë aksionin e tij kriminal. Burri ka dashur të vriste gruan e tij dhe në mbështetje të akuzave të prokurorisë, atë mbrëmje policia ka gjetur edhe një thikë mishi brenda makinës së të pandehurit, më pas sekuestruar së bashku me thikën e përdorur në tentativën për të vrarë gruan e tij.

policia italiane denohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll