Aktualitet

Reshje intensive/ Dalin nga shtrati lumi Gjadër dhe disa përrenj në Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës

Problematike shfaqet situata dhe në bashkinë e Malësisë së madhe, ku përroi i Thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive.

20 Nëntor 2022, 08:55 Nga A.B
Reshje intensive/ Dalin nga shtrati lumi Gjadër dhe disa përrenj
Lumi

SHKODËR- Reshjet intensive të shiut kanë bërë që përroi i Glinës dhe lumi i Gjadrit të dalin nga shtrati në Vaun e Dejës. Gjatë mbrëmjes së djeshme, prurjet e mëdha të ujërave kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë shkatërruar rrugë lagjes në qytetin e Vaut të Dejës, si dhe në Njësitë e Administrative Vig-Mnele dhe Hajmel.

Problematike shfaqet situata dhe në bashkinë e Malësisë së madhe, ku përroi i Thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive. Në fshatin Bajzë uji ka përmbytur dy banesa të familjes së Mark Qosjas dhe Asllan Culajt, ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.

Reshjet e shiut janë më intensive sot në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë. Në Durrës rrugët janë përmbytur nga reshjet, ndërsa në Kukës ka pasur rënie inertesh në rrugë.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll