Sport

Miqësore/ Kosova është për turp, nuk fiton dot as ndaj Ishujt Faroe

Kosova dështon të marrë rezultat ndaj Ishujt Faroe. Në miqësoren zhvilluar në 'Fadil Vokrri' takimi përfundoi me shifrat 1-1.

19 Nëntor 2022, 20:12 Nga DOSJA

Miqësore/ Kosova është për turp, nuk fiton dot as ndaj

KOSOVË- Kosova dështon të marrë rezultat ndaj Ishujt Faroe. Në miqësoren zhvilluar në 'Fadil Vokrri' takimi përfundoi me shifrat 1-1.

Pjesa e parë nuk kishte shumë raste, me Kosovën që ishte më kërkuese dhe kishte më shumë iniciativë. Në pjesën e dytë sfida kishte një tjetër ritëm, dhe Kosova arriti që të shënonte golin e avantazhit. Uran Bislimi arriti që të shënonte në minutën e 64'. Radosavljevic disa minuta më pas ia doli që të shënonte golin e barazimit.

Dy ndeshje që i shërbejnë trajnerit Giresses për të ndërtuar skuadrën që do të nisë aventurën drejt europianit në marsin e vitit të ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

kosova ishujt faroe

Sondazh

Poll