Sport

Trajneri Queiroz ‘injoron’ protestat në Iran: "Askush nuk do të na falte, nëse do ta linim veten të ndikohemi nga ato"…

“Ne jemi profesionistë, përfaqësojmë një komb të tërë, 90 milionë iranianë dhe misioni ynë është të luajmë futboll”.

19 Nëntor 2022, 12:14 Nga DOSJA

Trajneri Queiroz ‘injoron’ protestat në Iran: "Askush nuk

KATAR - Momenti historik i përjetuar nga Irani, me protestat për të drejtat e grave që vijojnë prej tre muajsh pas vdekjes së Mahsa Amini, nuk do të prekën dhe nuk do të ndikojnë në performacën e ekipin kombëtar të futbollit, është shprehur trajnerit Carlos Quieroz.

"Lojtarët nuk do të jenë të kushtëzuar nga ngjarjet, ata janë plotësisht të përqendruar në përgatitjet për Kupën e Botës. Do të ishte ndryshe, - ka deklaruar trajnerit portugez, - nëse mësojmë se dikush nga familja ose miqtë e mi është i sëmurë, por kjo nuk është e njëjta gjë. 

Ne jemi profesionistë, përfaqësojmë një komb të tërë, 90 milionë iranianë dhe misioni ynë është të luajmë futboll. Askush nuk do të na falte nëse nuk do të ishim të fokusuar plotësisht në Kupën e Botës. Tifozët presin një Botëror të mirë nga ne dhe ne duam t'i bëjmë ata krenarë,"- është shprehur trajneri portugez Carlos Quieroz sipas “O Jogo”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll