Sport

Lewandowski nuk mendon për ndeshjen me Messin: "Janë dy ndeshje të tjera përpara. Argjentina është ndër favoritët"…

“Nuk e di nëse do të jetë Botërori im i fundit, por po përgatitem sikur të ishte i fundit”

19 Nëntor 2022, 11:04 Nga DOSJA

Lewandowski nuk mendon për ndeshjen me Messin: "Janë dy ndeshje

KATAR - Robert Lewandowski foli në një konferencë për shtyp katër ditë para debutimit të Polonisë së tij në Kupën e Botës, i cili do të përballet me Meksikën: “Nuk e di nëse do të jetë Botërori im i fundit, por po përgatitem sikur të ishte i fundit. Fizikisht ndihem mirë, por nuk janë vetëm faktorët sportivë që ndikojnë në të ardhmen. Në dy javët e fundit kam qenë në gjendje të fokusohem në stërvitje, më parë nuk kam pasur kohë. Ndihem i pushuar dhe i kënaqur me mënyrën se si po punojmë."

Në pritje të duelit me Messin: “Është e vështirë të flasësh për ndeshjen kundër Argjentinës, sepse së pari, janë dy ndeshje të tjera përpara, që mund të jenë vendimtare për ecurinë e grupit. Për momentin, ne” po fokusohem në ndeshjen kundër Meksikës”.

E preferuara: "Deri më sot, skuadrat më të forta janë Brazili dhe Argjentina. Ndër europianët do të thosha Spanja dhe Franca".

Pezullimi me tre ndeshje në La Liga: "Për mua është e ekzagjeruar. Ai gjest nuk kishte për qëllim arbitrin, por stolin. Shpresoj që apeli ta rishikojë vendimin."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Nëntor 2022, 20:05

Edoardo Reja, një fund i përlotur…

TIRANE - Kanë kaluar rreth tri vite e gjysmë që kur Edoardo Reja mbërriti në Tiranë për të firmosur kontratën e t...