Politike

Flamur Noka flet pasi i hodhi miell Ramës në Parlament: Duhej t`i kisha hedhur më shumë... Me stil ia dhashë përgjigjen

Flamur Noka u shpreh se nuk është penduar për atë gjest, e po ashtu komentoi sesi u ndje kur Rama e quajti deputetin 'Flamur pa shkop'.

19 Nëntor 2022, 10:42 Nga k.m.
Flamur Noka flet pasi i hodhi miell Ramës në Parlament: Duhej t`i
Flamur Noka

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm,Flamur Noka ka treguar më shumë detaje lidhur me përplasjet që ka pasur me kryeministrin Edi Rama. Gjatë intervistës së tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku, Flamur Noka u shpreh se nuk është penduar për atë gjest, e po ashtu komentoi sesi u ndje kur Rama e quajti deputetin 'Flamur pa shkop'.

PJESË NGA INTERVISTA:

Si u ndjetë kur kryeministri Edi Rama iu cilësoi si "flamur pa shkop"...?

Flamur Noka: Si mund të ndjehet kur kundër kundërshtari i eskalon debatin në vulgaritet? E kam marrë me të qeshur dhe përgjigjia ka qenë në sinkron të plotë me atë që ka perifrazuar kryeministri. Nuk u ndjeva i ofenduar. Më erdhi keq se kryeministri ishte në gjendje të vështirë. Më shumë stil dhe me të qeshur me mori përgjigje.

Cili politikan nuk e meriton të jetë pjesë e parlamentit?

Flamur Noka: Edi Rama.

A u penduar që i hodhët Ramës miell në parlament?

Flamur Noka: Jo, duhet të kishim hedhur edhe më shumë gjëra. është kryeministri i vetëm që ka bërë gjithçka që të mbyllë zërin opozitar.

Si është marrëdhënia me Gazment Bardhin?

Flamur Noka: Kam bërë përpjekje që rrugët të bashkohen. Për interesin e demokratëve bëj bisedime me gjithkënd.

Emri i dytë që i shkon Lulzim Bashës?

Flamur Noka: I pabesë.

Po mos të ishit në politikë, ç'do bënit?

Flamur Noka: Do isha mjek.

Nëse Greta Koçi do bënte dasmë, do iu ftonte, keni ende raporte miqësore?

Flamur Noka: Kam pasur marrëdhënie normale, zyrtare dhe korrekte. Kushdo nga vartësit e mi që do më ftonin, do shkoja.

flamur noka edi rama

Sondazh

Poll