Porti i Durrësit, Edi Rama në mbrojtje: S'është Gërdeci! Mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër
Kryeministri Edi Rama sërish ngul këmbë shkruan se kjo është kontrata më e mirë që ka siguruar ndonjëherë shteti shqiptar, duke u bërë ortak me 33% në një investim të huaj, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në mbrojtje të projektit të portit të Durrësit. Me disa postime të njëpasnjëshme në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama sërish ngul këmbë shkruan se kjo është kontrata më e mirë që ka siguruar ndonjëherë shteti shqiptar, duke u bërë ortak me 33% në një investim të huaj, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Pas sulmeve që bën ndër rreshta për opozitën dhe mediat, duket se Rama do e vazhdojë debatin, kësaj here edhe vetë. Ai shtoi se do të marrë pjesë vetë në seancën e radhës në Kuvend për të treguar të vërtetën e tij.
"Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës! Në një harmoni fatale të injorancës me ligësinë, motivuar prej urrejtjes politike si mishërim i mallkimit që e përndjek këtë vend në rrugën e shtetbërjes qysh prej 1912, ka plasur e dalë rrugëve një llum i pashoq akuzash mbi gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!Investimi më i madh i huaj në rajon,që do të transformojë Durrësin e Shqipërinë dhe do impaktojë drejtëpërdrejtë ekonominë kombëtare, trajtohet si aferë katundi për pula,ndërsa kontrata më gjatë e negociuar e shtetit shqiptar me një palë tjetër, lexohet si defter hallvaxhinjsh!Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!Shteti shqiptar ortak me 33% në një investim të huaj s’ka qenë kurrë dhe për këtë kemi negociuar kaq gjatë, e s’i ramë shkurt me ligjin e Shqipërisë 1 €uro siç do kishin bërë përbaltësit tanë pasi t’i kishin kërkuar 33% për vete apo siç e kishin zakon të thoshin “gjys për gjys”! Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!,"-tha Edi Rama.
Reagimi i Ramës vjen pas akuzave të opozitës për portin e Durrësit dhe Mohamed Alabbar. Ky i fundit është i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mijë metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionerë vëllezërit Kariç. Sipas opozitës, ky është një projekt i Ramës dhe Vuçiç për të marrë portin e Durrësit.
Sondazh
Akuza e joshje! Brenda takimit me organizatat për gazetarët, Ramës s’i funksionon asnjë nga ‘armët’, doli ‘tym’
Edi Rama dhe organizatat TIRANË- Shqipëria renditet në vendin 103 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit në Bot&e...
Protestë e 6 dhjetorit/ Çuçi: Vetëm një antishqiptar si Berisha mund të turpërojë vendin
Bledi Çuçi TIRANË- Ministri i Brendshem Bledi Çuçi ka reaguar pas protestës së paralajmëruar nga opozita m&...
“Jam pjesë e këtij populli, jo i katapultuar”/ Alimehmeti: Votuesit s’kanë pasur asnjëherë mundësi zgjedhjeje
Mjeku Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është pjesë e primareve të PD për Bashkinë e Tiranës, k...
Miqësi familjare me Berishën? Alimehmeti tregon lidhjen me kreun e PD, prindërit e mi kanë qenë studentët e tij
Mjeku Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është garë në primaret e Tiranës ka rrëfyer se çfar&...
Pakti PD-PL/ Lefter Maliqi është kandidati i parë i Metës që futet në Primaret e Berishës
Lefter Maliqi TIRANË- Ish-deputeti Lefter Maliqi është emri i parë nga Partia e Lirisë që merr mbështetjen e kryedemokra...
Rritet besimi i demokratëve tek opozita, barometri: 48.3% shpresojnë në koalicion
Sondazhi TIRANË- Demokratët janë më entuziast për ecurinë e opozitës. Sipas matjeve të kryera nga Barometri në...
SONDAZHI/ Lëkunden socialistët, 11.4 % e tyre s'e besojnë më qeverinë
Sondazhi TIRANË- Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një rënie muajin e fundit. Sipas sondazhit të Baromet...
Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Sula: Nuk është normale, aspirojmë të bëhemi anëtar të BE-së
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka shfaqur kritika në lidhje me protestën e thirrur nga Partia Demokra...
“Dëbohet” rusja/ Shqipëria i refuzon vizën e akreditimit një diplomateje të OKB
UNODC dhe flamuri shqiptar TIRANË- Shqipëria i ka refuzuar vizën e akreditimit një shtetaseje ruse e cila është përzgjed...
VIDEO/ 'Respekte kapiten Edi', Rama surprizohet në Vlorë, merr dhuratën e veçantë
Edi Rama dhe i riu VLORË- Kryeministri Edi Rama është surprizuar mbrëmjen e sotme nga një i ri që merrej me përpunimin e...
