Politike

Frida Krifca zgjidhet Presidente e CIHEAM, e para grua në këtë detyrë

Ajo pritet ta marrë detyren më datë 1 prill të viti që vjen. Kjo është hera e parë që një grua zgjidhet në postin e presidences së kësaj organizate.

19 Nëntor 2022, 09:56 Nga e.k
Frida Krifca zgjidhet Presidente e CIHEAM, e para grua në këtë
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca është zgjedhur Presidente e Bordit Drejtues të CIHEAM ( Qendra Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetar), i cili u mbajt në Paris ditën e djeshme. Ajo pritet ta marrë detyren më datë 1 prill të viti që vjen. Kjo është hera e parë që një grua zgjidhet në postin e presidences së kësaj organizate. NdërkohëTeodoro Miano u zgjodh si Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Ndërqeveritare. 

Frida Krifca zgjidhet Presidente e CIHEAM, e para grua në këtë
Mbledhja e Këshillit të vendeve anëtare të CIHEAM

Delegacionet e 13 Shteteve Anëtare të CIHEAM ishin të pranishëm në Paris më 18 nëntor 2022 për të zgjedhur njëkohësisht Presidentin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës. Gjatë takimit, Këshilli bëri thirrje për më shumë solidaritet midis vendeve të rajonit dhe mbështetje politike për CIHEAM, i cili, për 60 vitet e fundit, ka trajnuar të rinjtë mesdhetarë, duke mbështetur kërkimin në fusha thelbësore (menaxhimi i qëndrueshëm dhe inteligjent i ujit, siguria ushqimore , agroekologji, modernizim bujqësor etj.) dhe që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve rurale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatave më të brishta.  

frida krifca

Sondazh

Poll