Sport

Argjentina zhvillon seancën e parë stërvitore në Katar, mungon Messi, Dybala jep sinjale pozitive

Argjentina zhvilloi stërvitjen e parë në Katar. Lajmi më i bujshëm ishte mungesa e Messit.

18 Nëntor 2022, 19:40 Nga DOSJA

Argjentina zhvillon seancën e parë stërvitore në Katar,

KATAR- Argjentina zhvilloi stërvitjen e parë në Katar. Lajmi më i bujshëm ishte mungesa e Messit. Futbollisti i PSG zhvilloi një stërvitje të diferencuar në palestër së bashku me Di Maria-n, De Paul, Otamendi, Paredes, Lisandro Martinez dhe Foyth, pra ata që luajtën më shumë në miqësoren kundër Emirateve Arabe.

Nga ana tjetër, si Paulo Dybala ashtu edhe Alejandro Gomez duken të gatshëm të japin kontributin e tyre për përfaqësuesen albiceleste, që priten të jenë pjesë e listës.

E.Ç (Dosja.al)

argjentina messi kupa e botes katar

Sondazh

Poll