Sport

Zgjidhet arbitri i ndeshjes që hap Botërorin, është “Beniamini” i Pierluigi Collina-s!

Daniele Orsato, i vetmi gjyqtar italian i pranishëm në Kupën e Botës, është caktuar për ndeshjen hapëse Katar-Ekuador.

18 Nëntor 2022, 19:08 Nga DOSJA

Zgjidhet arbitri i ndeshjes që hap Botërorin, është

KATAR- Daniele Orsato, i vetmi gjyqtar italian i pranishëm në Kupën e Botës, është caktuar për ndeshjen hapëse Katar-Ekuador. Në orën 17:00, Do të jetë një moment shumë emocionues për Orsaton, i cili shton një tjetër ndeshje të madhe në karrierën e tij fantastike.

I lindur në vitin 1975, Orsato ka tejkaluar kufijtë e moshës, por ka pasur një tjetër përjashtim dhe për këtë arsye mund të arbitrojë në Itali dhe në Europë. Në Serie A ka drejtuar të gjitha ndeshjet kryesore, së fundmi ka qenë arbitër në ndeshjet Milan-Juventus dhe Roma-Lazio.

FIFA dha njoftimin zyrtar me një postim në Tëitter dhe bëri të ditur emërtimin e Daniele Orsato, i cili me siguri do të ketë mundësinë të arbitrojë edhe shumë ndeshje të tjera në Katar 2022. Në vitin 2018 ai ishte gjyqtar në VAR në Kupën e Botës në Rusi, ndërsa në Euro 2021, ishte një nga arbitrat, duke arritur në raundin e dytë kur drejtonte Suedi-Ukrainë.

E.Ç (Dosja.al)

orsato kupa e botes

Sondazh

Poll