Sport

“Katar 2022”/ Këto janë këngët ‘zyrtare hit’ të Kupës së Botës: ja kush i këndon dhe çfarë kuptimi kanë tekstet e tyre…

Turneu botëror ka një kolonë zanore shumë të larmishme...

18 Nëntor 2022, 17:01 Nga DOSJA
“Katar 2022”/ Këto janë këngët ‘zyrtare
Pamje nga videoklipi i këngës 'Hayya Hayya'

KATAR - Kanë mbetur vetëm dy ditë deri në fillimin e Kupës së diskutueshme të Botërorit “Katar 2022” dhe prej disa kohësh fansat kanë mundur të përgatiten me këngët e ndryshme që përbëjnë kolonën zanore të turneut. 

Midis tyre është 'Hayya Hayya’ (Më mirë së bashku), një hit zyrtar i publikuar nga FIFA, përveç shumë këngëve të tjera me vulën e artistëve të mëdhenj si Sebastián Yatra, Ozuna, Los Bukis apo Camilo.

'Hayya Hayya', nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha

Titulli i përkthyer është 'Më mirë së bashku' dhe përfaqëson vullnetin për të bashkuar tifozët e vendeve të ndryshme pjesëmarrëse dhe për të përmirësuar marrëdhëniet midis kulturave që do të takohen nga e diela e ardhshme, 20 nëntor, në Katar. Në fakt, kënga interpretohet nga Trinidad Cardona, një artist amerikan, Davido dhe këngëtarja vendase Aisha. "Kjo simbolizon se si muzika dhe futbolli mund të bashkojnë botën,"- tha Kay Madati, drejtor komercial i FIFA-s, për kuptimin e këngës.

'Arhbo', nga Ozuna

E ardhur nga termi arab "Marhaba", titulli i këngës do të thotë "Mirë se erdhe" dhe mban vulën e Ozuna. Artisti me anë të një prononcimi tashmë ka detajuar se çfarë do të thotë kënga dhe çfarë mundohet të përcjellë me të: “Në çfarëdo udhëtimi që kanë qenë të gjithë, në këtë moment janë në shtëpi. Thonë se ‘Shtëpia është aty ku është zemra’, apo jo? Të gjithëve që vijnë dhe kushdo që me gjithë zemër do të vijë, ne i themi "mirë se erdhe, mirë se erdhe në shtëpi!"

'Ulayeh', nga Sebastián Yatra dhe Nouamane Belaiachi

Ky është një nga sukseset më të duartrokitura për këtë Botëror në “Katar 2022” dhe që ka një firmë kolumbiane dhe marokene. Sebastián Yatra dhe Nouamane performojnë këngën 'Ulayeh', në të cilën flasin për përpjekjet e secilit për të dhënë gjithçka, edhe kur askush nuk ju beson juve dhe mundësive tuaja.

'Shkojmë në Katar', nga Los Bukis

Një këngë me një vulë hispanike falë Los Bukis, një grup meksikan që u shpërtheu në 2016 dhe u bashkuan përsëri në 2021. Më pas ata kompozuan 'Vamos a Katar', i cili  përpiqet të inkurajojë ekipin e drejtuar nga Gerardo Martino, veçanërisht në përballje ndaj një prej favoritëve siç është Argjentina.

'Aeroporti', nga Camilo

Këngëtari kolumbian Camilo ka publikuar së fundmi albumin e tij 'De Adentro Pa' Afuera' dhe në të është 'Aeropuerto', në të cilin ai flet për Botërorin në Katar. Siç shpjegon ai, kënga ka të bëjë me pasionin dhe emocionin që një tifoz ndihet kur sheh ekipin e tij në fushë.

'Light the Sky', nga Balqees, Nora Fatehi, Rahma Riad dhe Manal

Është më i fundit që është shtuar në kolonën zanore të turneut dhe ka një nënshkrim arab. Të katër artistët interpretojnë një këngë, që flet për frymën e paqes dhe komunitetit që duhet të mbretërojë në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe, në të njëjtën kohë, bën thirrje për hapjen e kulturës arabe për të bashkëjetuar me pjesën tjetër dhe për të shijuar një ngjarje historike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll