Sport

Nga Argjentina në Katar, Aguero-s ‘i plas koka’ gjatë fluturimit, është i rrethuar nga brohoritjet e tifozëve brazilianë (video)

Ish-sulmuesi argjentinas Sergio Agüero ka fluturuar në Lindjen e Mesme, ku do të jetë pranë ekipit kombëtar në kërkimin të titullit të tretë të Kupës së Botës.

18 Nëntor 2022, 12:47 Nga DOSJA

Nga Argjentina në Katar, Aguero-s ‘i plas koka’ gjatë

KATAR- Ish-sulmuesi argjentinas Sergio Agüero ka fluturuar në Lindjen e Mesme, ku do të jetë pranë ekipit kombëtar në kërkimin të titullit të tretë të Kupës së Botës. Ish-ylli i Atletico-s, Manchester City-t dhe Barcelonës, i cili u detyrua t'i jepte fund karrierës vitin e kaluar për shkak të problemeve me zemrën, shpresonte për një fluturim të qetë, por bashkëpasagjerët e tij kishin plane të ndryshme. Agüero e gjeti veten në një avion me tifozët brazilianë. Ata kanë bërtitur, kanë kënduar dhe brohoritur gjatë gjithë rrugës.

“E gjithë rruga ishte kështu”, ka shtuar videon argjentinasi, i cili nuk ka dashur të ekspozohet së tepërmi para futbolldashësve brazilianë, ndaj nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse ta kalojë këtë situatë të pakëndshme në qetësi.Agüero ka zhvilluar më shumë se 100 paraqitje për kombëtaren në karrierën e tij.

E.Ç (Dosja.al)

argjentina kupa e botes aguero brazili

Sondazh

Poll