Sport

Sulmuesi Sadio Mané nuk i shpëtoi ndërhyrjes kirurgjikale. Bayern raporton: operacioni krejtësisht i suksesshëm...

Koha e rikthimit të sulmuesit senegalez në fushë me skuadrën bavareze, e pa përcaktuar.

18 Nëntor 2022, 15:06 Nga DOSJA

Sulmuesi Sadio Mané nuk i shpëtoi ndërhyrjes kirurgjikale.

GJERMANI - Sadio Mane, i cili u largua nga kampi stërvitor në Senegal për shkak të dëmtimit të pësuar gjatë një ndeshjeje me Bayern Munich, iu nënshtrua një operacioni dje në mbrëmje në Innsbruck, falë profesorëve anglezë Christian Fink dhe Andy Williams, nga Londra. 

Operacioni, raporton klubi gjerman, ishte krejtësisht i suksesshëm: Prof Dr. Christian Fink (ka operuar gjithashtu edhe Sané, Kimmich, Hernández, Süle, Goretzka, Neuer) e kreu procedurën në Innsbruck. FC Bayern gjithashtu njoftoi se Dr. Andy Williams nga Londra, ishte në Innsbruck dhe operoi me Fink.

Operacioni u zhvillua poshtë gjurit të djathtë. Në kokën e fibulës është ribashkuar një tendin. Ky, në skajin e sipërm të kockës më të vogël të këmbës, u këput në fitoren 6-1 kundër Werder Bremen më 8 nëntor. Koha e rikthimit të tij në fushë me Bayernin e pa përcaktuar.

Sulmuesi Sadio Mané nuk i shpëtoi ndërhyrjes kirurgjikale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll