Sport

“Katar 2022”/ Argjentina mbetet në alarm: edhe katër lojtarë të tjerë në rrezik…

Pas largimeve të 'Tucu' Correa dhe Nico González nga lista, janë katër futbollistë të tjerë të 'prekur': 'Papu' Gómez, Marcos Acuña, Paulo Dybala dhe madje edhe Lautaro Martínez.

18 Nëntor 2022, 18:19 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Argjentina mbetet në alarm: edhe katër

KATAR - Argjentina ka kaluar nga qetësia... në një nervozizëm të brendshëm për shkak të të dëmtuarve, që po mbijnë në qendrën e grumbullimit të ‘albicelesteve’ në Universitetin e Katarit. Të enjten u larguan 'Tucu' Correa (zëvendësuar nga Thiago Almada) dhe Nico González (në vend të të cilit erdhi Ángel Correa).

Por rreziku i më shumë largimeve mund të vazhdojë dhe kjo e premte mund të jetë thelbësore për të larguar dyshimet. Katër futbollistë të tjerë të 26-shit të Lionel Scaloni janë në rrezik, edhe pse në një shkallë të ndryshme: Marcos Acuña, Lautaro Martínez, Paulo Dybala dhe Papu Gómez, disa prej tyre titularë të mundshëm për skuadrën startuese të Scalonit, përpara debutimit të tyre të martën kundër Arabisë Saudite.

Rasti më i rrezikshëm është ai i lojtarit të Sevillas, Marcos Acuña , i cili prej disa kohësh vuan nga muskujt e pubisit. Gjëja pozitive është se ai u përgjigj mirë në miqësoren e së mërkurës kundër Emirates (5-0). Sot ai do të bëjë një test i ri për të zbuluar se çfarë ndodh.

I dyti është 'El Papu' Gómez, me një defekt në gju. Papu, pas humbjes fillestare të Gio Lo Celso, mund të jetë edhe titullar te 'albicelestët'. I treti i dyshimtë është qendërsulmuesi titullar, Lautaro Martínez, i cili u stërvit normalisht dje, por pushoi si masë paraprake në ndeshjen ndaj Emirateve. Situata e tij është 'do të shohim'.

Dhe i dyshimti i katërt dhe i fundit është rasti i ndjeshëm i Paulo Dybalas, i cili vjen nga një dëmtim prej më shumë se një muaji, ndonëse tashmë ka luajtur 20 minuta me Romën në ndeshjen e fundjavës së kaluar. Lojtari është i qetë pasi dje, të enjten, u stërvit normalisht. Ka shumë optimizëm.

Në të katër rastet, ka ndonjë 'dyshim', në varësi të mënyrës se si e shikoni. Duhet sqaruar se në të gjitha rastet, si dhe në dy të larguarit dje (Correa dhe Nico), janë lojtarë të ‘prekur’, madje as të dëmtuar rëndë. Por Scaloni është rigoroz: nëse nuk janë qind për qind, një tjetër shok skuadre hyn në listë. Gjithsesi ka kohë deri të hënën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll