Politike

Protesta e 6 dhjetorit, Gjiknuri: Berisha do të njollosë traditën e mikëpritjes

Nga Cërriku, Gjiknuri tha se në vend që të të mirëpresin kryeministrat e huaj siç dinë t'i mirëpresin njerëzit shqiptarët, do të bëjnë rrëmujë.

18 Nëntor 2022, 18:55 Nga I.A
Protesta e 6 dhjetorit, Gjiknuri: Berisha do të njollosë traditën
Damian Gjiknuri

CËRRIK- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratën e kret të PD-së Sali Berisha për protestën që do të mbahet më 6 dhjetur. Nga Cërriku, Gjiknuri tha se në vend që të të mirëpresin kryeministrat e huaj siç dinë t'i mirëpresin njerëzit shqiptarët, do të bëjnë rrëmujë. Po ashtu Gjiknuri tha se Berisha do që të njollos Shqipërinë në sytë e ndërkombëtare.

“Deklaruan sot që do bëjnë protestë meqënëse vijnë kryeministrat e Bashkimit Europian në Shqipëri. Çfarë është kjo, dashuri për vendin? Për të mirën e vendit?! Përkundrazi, le që shqiptarët se kanë pasur ndonjëherë zakon që miqtë t’i presë me zhurmë dhe me rrëmujë, përveçse ndonjërit kur pi ndonjë gotë, por përgjithësi, shqiptarët dinë të presin ashtu siç duhet. Atëherë çfarë do ti të bësh? Ti do të japësh dhe të transmetosh imazh tjetër për Shqipërinë? E pra këta janë, ata që flasin në emër të vendit nuk bëjnë as respektin minimal që i takon këtij kombi aq më tepër kur bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të mirën e zhvillimit të Shqipërisë. Dhe këta njerëz tani do dalin, do vijnë nëpër fushata elektorale, do sjellin dhe personazhe të reja, do kërkojnë dhe vota. Po çfarë votash do kërkojnë kur këta e kanë treguar se çfarë kanë bërë për këtë zonë. Se kjo zonë ndryshimin e vërtetë e pa me qeverisjen e majtë”, tha Gjiknuri.

Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit. 

damian gjiknuri protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll